Erisa Xhixho: ”Të rinjtë janë pjesë e lidershipit të ardhshëm”

536
Të rinjtë janë pjesë e lidershipit të ardhshëm, ndaj ne kemi program të qartë për një edukimin cilësor i cili do të sjellë mundësi punësimi më të mirë dhe një të ardhme të sigurtë”
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixho së bashku me ministrin e drejtësisë, Petrit Vasili dhe kryetaren e LRI, Floida Kërpaçi kanë zhvilluar një takim në Gradishtë me të rinjtë e kësaj zone. Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi Xhixho theksoi rëndësinë e të rinjve duke përmendur qëllimin e LSI-së që është rritja e përfaqësimit të të rinjve në institucionet vendimmarrëse.

“U mblodhëm shumë miq për tu takuar me LRI-në e Gradishtës. Për ne, të rinjtë janë pjesë e lidershipit të ardhshëm, ndaj dhe kemi program të qartë për një edukimin cilësor i cili do të sjellë mundësi punësimi më të mirë dhe një të ardhme të sigurtë. LRI e qarkut Fier ka platformën e saj me propozime konkrete për fuqizimin arsimor, ekonomik dhe politik të rinisë fierake. Qëllimi i LSI-së është të rrisi përfaqësimin e të rinjve në institucionet vendimmarrëse, siç ka ndodhur në rastin e Këshillit Bashkiak Tiranë, pasi LRI Fier i ka burimet njerzore për të çuar përpara kauzat e rinisë”, u shpreh Erisa Xhixho.
Sigal