Erisa Xhixho: “Taksa 60% më të ulta dhe formalizim të plotë të ekonomisë”

387
Kandidatja e LSI në Fier, Erisa Xhixho pasditen e djeshme së bashku me të rinjtw e LRI-së ka shpalosur programin e LSI-së në mbështetje të bizneseve.

Mbështetje për biznesin dhe ulje të taksave. Ky është mesazhi që po përcillet nga të rinjtë e LRI, për çdo qytetar dhe biznes në Fier. Ofrimi i një politike ndryshe në sistemin e taksave, hapje të vendeve të reja të punës, thithja e mendimit qytetar është fokusi ku po mbështetet LSI gjatë kësaj fushate.

“Dje pasdite me të rinjtë e LRI prezantuam programin e LSI në mbështetje të bizneseve dhe ulje të taksave. Ky është plani i LSI! 

Taksa 60% më të ulta dhe formalizim të plotë të ekonomisë.

• Ulje e tatim fitimit nga 15% ne 5% për bizneset me një xhiro vjetore deri ne 20 milion lekë;
• Ulje e tatim fitimit nga 15% ne 8% për bizneset me xhiro vjetore nga 20 milion lekë deri në 100 milion lekë;
• Ulje e tatim fitimit nga 15% në 10% për bizneset me xhiro vjetore mbi 100 milion lekë”, është shprehur Xhixho.
Sigal