Erisa Xhixho: ”Shkodra më 18 qershor voton LSI!”

531
Pasditen e djeshme, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Erisa Xhixho zhvilloi një takim me strukturat e LSI në Shkodër.Në këtë takim kanë qenë të pranishëm deputeti i LSI në Shkodër, Agron Çela , kryetarja e LRI për studentët, Dejana Kallogjeroviç dhe anëtari i kryesisë së LSI Dritan Ylli.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi Erisa Xhixho theksoi se Shkodra më 18 qershor voton LSI!

“Qytetarët e Shkodrës kërkojnë stabilitet, vende të reja pune, zhvillim të turizmit, bujqësisë dhe edukim cilësor ndaj dhe ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Shkodra më 18 qershor voton LSI! Të mos humbasim mundësinë për të zhvilluar zgjedhje me standarte europiane”, u shpreh Xhixho.
Sigal