Erisa Xhixho: Saimir Tahiri u shpall formalisht fajtor për të shpëtuar shefi i madh!

128

Deklarata për mediat e Nënkryetares së LSI-së, Erisa Xhixho

Pandëshkueshmëria vazhdon të jetë sëmundje e pa shërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit. Megjithëse partnerët tanë ndërkombëtarë vazhdojnë të na bëjnë presion që kjo dukuri që stimulon krimin dhe korrupsionin të marrë fund.

Mirëpo, si mos përfillje ndaj detyrimeve që Shqipëria duhet të përmbushë edhe në kuadër të procesit të integrimit europian, pandëshkueshmëria u dëshmua në mënyrë flagrante me farsën gjyqësore ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili u dënua për “Shpërdorim detyre”, si dëshmi e shpërdorimit prej shefit të madh, i cili natyrisht pasi e përdori viktimën e vet për të kanabizuar vendin , e dënoi vetëm për “Shpërdorim detyre”.

Por nuk është vetëm pandëshkueshmëria sëmundje e pashërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri, por gjithashtu edhe standardi i dyfishtë.

Sepse, ndërsa Saimir Tahiri dënohet me shërbim prove, ata që nuk janë në shërbim të shefit të madh përfundojnë në burg edhe kur mbrojnë shtëpitë e tyre prej vjedhjes së pushtetit të shefit të madh,
përfundojnë në burg edhe pse nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike,
përfundojnë në burg edhe pse nuk pranojnë të mbyllin gojën, të bëhen servilë dhe shërbëtorë të pushtetit kriminal të shefit të madh.

Ndaj shefi i vogël, shpëtoi nga burgu por formalisht u shpall fajtor që të shpëtojë shefi i madh.

Faleminderit!