Erisa Xhixho: “PO” për qytetarët shqiptar dhe “JO” për qeverinë shqiptare

511
Sigal

Pjesë nga intervista e Nënkryetares së LSI-së, Erisa Xhixho për televizionin Ora News

Faleminderit Angela thotë kryeministri Edi Rama, faleminderit Angela thotë edhe opozita. Pse pikërisht faleminderit Angela në të dyja rastet?
Së pari, padyshim që vendimi i Bundestagut Gjerman duhet analizuar me shumë qetësi dhe me shumë përgjegjshmëri. Kemi dy momente në deklaratën dhe në rezolutën e Bundestagut Gjerman. Kemi momentin që shprehet vullneti dhe mbështetja ndaj qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë, për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Dhe nga ana tjetër kemi momentin e kushteve të vendosura. Pra kemi një hapje të negociatave, por me 9 kushte, që do të thotë faktikisht së pari, që Shqipëria dhe shqiptarët vazhdojnë procesin e integrimit europiandhe të mos ndahen nga Maqedonia e Veriut, sepse Maqedonia e Veriut mori një PO për hapjen e negociatave pa kushte. Dhe ndërkohë Shqipëria dhe qeveria shqiptare mori si shpërblim të mos realizimit të detyrave të shtëpisë 9 kushte. Dhe kur flasim për 9 kushtet, në qoftë se e shohim në një formëkrahasimore që nga 2016, ku ka qenë momenti i parë pas miratimit me konsensus të Reformës në Drejtësi dhe me mbështetjen ndërkombëtare që mbas miratimit të kësaj reforme me konsensus ne do të kishim një dritë jeshile për negociatat. Përsëri megjithëse Komisioni në 2016 dha miratimin dhe rekomandimin për hapjen e negociatave, do të ishte Këshilli ai që nuk do t’i hapte negociatat me Shqipërinë, duke vendosur disa kushte, ku flasim për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, fillimin e procesit tëVettingut, të drejtat e njeriut e të gjitha me radhë,. Pra nëse bëjmë një krahasim me 2016, ku ne për herë të parë kemi marrë rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe sot, kemi kushte të shtuara, kemi një evidentim të krizës së thellë politike në të cilën ndodhet vendi, dhe kjo është tashmë e parashikuar në rezolutë. Pra duhet të njohin të gjitha palët dhe aktorët politikë që ka një krizë të thellë politike, që kërkon padyshim një zgjidhje të menjëhershme dhe një dialog të menjëhershëm, që në prioritet të kësaj axhende duhet të jetë plotësimi i këtyre 9 kushteve, që pa këto 9 kushte nuk kemi datë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Pse nuk ka dialog? Të gjithë flasin për dialog, të gjithë flasin për marrëveshje, por kund nuk shohim një dritë në fund të tunelit për një marrëveshje, një dialog apo një vendosje të rendit dhe shtetit të së drejtës?
Unë mendoj që kjo është pasojë e kulturës së vakët demokratike që kanë politikanët shqiptarë për institucionalizimin e dialogut, jo thjesht sporadik, jo thjesht të aplikimit të dialogut në momente të caktuara krizash. Por për mendimin tim dialogu duhet të jetë në vazhdimësi, për reforma shumë të rëndësishme të vendit, dhe këtu flas qoftë për reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, reformën në arsim, reformën në shëndetësi, pra reforma kombëtare që prekin direkt jetën e qytetarëve shqiptarë. Padyshim një dialog për krizën ekonomike në të cilën po kalon vendi. Pra dialogu duhet të shihet si institucion dhe do shihet si institucion kur klasa jonë politike të jetë e maturuar mjaftueshëm për ta parë këtë si një instrument në dobi të qytetarëve dhe jo thjesht të interesave të tyre.
Për sa i përket ftesave për dialog të kryeministrit Rama, e kemi parë shumë mirë që këtej ka ftesa për dialog dhe nga ana tjetër ka vendimmarrje, qoftë edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, Kolegjit Zgjedhor apo të KQZ-së, në mënyrë shumë arrogante, shumë tëinterpretueshme nga ana ligjore për vendimmarrjet që mori qoftë për komisionerët e opozitës e të tjera me radhë. Pra dhe ftesat për dialog duhet të jenë shumë të sinqerta dhe shumë të rëndësishme , ku interesi kombëtar dhe interesi i integrimit europianështë tani të jetë prioritet i axhendës, qoftë të opozitës, qoftë tëmaxhorancës. Mendoj që si LSI kemi dhënë mesazhe mjaftueshëm dhe kemi treguar gjithë gatishmërinë tonë, sepse besojmë fort qëdialogu është i vetmi instrument për të ndërtuar një platformëtë përbashkët afatgjatë, jo thjesht për 1-2 vjet, por kjo të jetë një kthesë e klasës politike shqiptare , për të kuptuar që demokracia ka maxhorancë, ka opozitë, çdo gjë vjen nga vota e lirë dhe padyshim që për kriza apo për çështje shumë të rëndësishme për vendin duhet të shfrytëzojmë këtë instrument qëështë dialogu.
Të ndalemi pak tek struktura e posaçme që u propozua në tryezën zgjedhore nga opozita, ku qëndron risia e kësaj strukture dhe çfarë do të sjellë të re në skenën politike shqiptare një strukturë e posaçme?
Në tryezën e thirrur nga OSBE ne patëm përfaqësuesit tanë si LSI, po ashtu edhe PD-ja. Aty u propozua një strukturë dhe u hodh një ide, sepse gjithmonë flitet që nuk ka besim midis palëve. Atëherëndërtojmë disa mekanizma që t’i japim besim palëve për procesin e reformës zgjedhore qëështënjë reformë shumë e rëndësishme. U propozua që në të gjithë strukturën e dialogut, të jenë partnerët tanë, qoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, OSBE-ja dhe padyshim përfaqësues tëParlamenit dhe opozitës reale, që sot ështëjashtë Parlamentit. Mendoj qëështë një alternativë dhe një propozim goxha serioz dhe shumë i përgjegjshëm, sepse opozita kupton edhe momentin në të cilin ndodhet vendi, dhe gjithë gatishmërinë e saj për t’i dhënëzgjidhje edhe për të çuar përpara reformën zgjedhore, e cila tashmëështë kusht edhe për avancimin e procesit të integrimit. Ka qenë vazhdimisht, edhe në 2016, pra është një kusht i cili ende nuk është plotësuar nga shqiptarët, për të arritur ato standarde europiane të cilat kërkon Bashkimi Europian.
Kështu që mendoj qëështë një propozim shumë serioz nga ana e opozitës. Ka një përgjigje nga zoti Rama në mënyrë shumë të papërgjegjshme do thoja, sepse këtej dërgon ftesa dhe në momentin qëopozita thotë që kam një platformë dialogu, është ky faktikisht që duhet të kuptojnë shqiptarët që nuk e do dialogun dhe zgjidhjen e krizës. Dhe padyshim që të kesh kryetar personin i ciliështë atakuar dhe është i implikuar në dosjen 184, siç ështëDamianGjiknuridhe të jetë kryetar i Komisonit, padyshim që është e pavend. Nuk ka lidhje me kushtet, por ka lidhje me parimet. Në qoftë se duam të ndërtojmë një platformë, e cila të ketë besueshmërinë e të gjithë palëve, duhet që edhe palët që janë në proces të kenë besueshmërinë e publikut.