Erisa Xhixho: Përse nuk duhet ngritur Korporata e Investimeve si strukturë grabitqare e pronës publike e private

125

Nën/Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho ka reaguar pas kthimit në Kuvend nga Presidenti i Republikës për ligjin e Korporatës së investimeve Shqiptare duke thënë se ky ligj shkel Kushtetuten e vendit pasi cenon sigurine juridike dhe fizike të pronës private e publike.
Sipas ketij ligji qeveria krijon Korporaten dhe me VKM i kalon asaj truall e prona të caktura ne kapitalin e saj të cilat do sherbejnë më pas si kapital fillestar në treg. Ky eshte një abuzivitet skandaloz.

Në një postim në Facebook Xhixho liston arsyet se përse nuk duhet ngritur Korporata e Investimeve si strukurë grabitqare e pronës publike e private.

POSTIMI I PLOTË:

Kthimi nga ana e Presidentit të Republikës për rishqyrtim në Kuvend i ligjit antikushtetues të “Korporatës së Investimeve Shqiptare”, është një shans i mirë për vetë maxhorancën, e cila ka mundësinë të heqë dorë nga praktikat antikushtetuese e korruptive të procesit ligjbërës!

Përpjekja për të “veshur” juridikisht veprimtrinë antikushtetuese dhe korruptive të qeverisë, është në thelb bashkëfajësia e vetë Kuvendit, veprimtaria e të cilit e bën atë parlamentin më të korruptuar të historisë së parlamentarizmit shqiptar.

Po përse nuk duhet ngritur Korporata e Investimeve si strukurë grabitqare e pronës publike e private:

1.Ky ligj shkel Kushtetuten e vendit pasi cenon sigurine juridike dhe fizike të pronës private e publike.
Sipas ketij ligji qeveria krijon Korporaten dhe me VKM i kalon asaj truall e prona të caktura ne kapitalin e saj të cilat do sherbejnë më pas si kapital fillestar në treg. Ky eshte një abuzivitet skandaloz.
Pasi ende nuk ka një liste të saktë për pronat që mund të përdoren nga korporata. Ndërkohë mënyra dhe kriteret e vleresimit të pronës publike mbeten abuzive, duke krijuar premisë që ajo të zhvleftesohet dhe të tjetërsohet me një të rënë të lapsit nga qeveria Rama tek cdo oligark i saj.
2.Në këtë ligj në nenin e prokurimit publik, ka vakum ligjor, mungesë transparence dhe paqartesi të rrezikshme për mënyrën si do të zbatohet.
3.Korporata gjithashtu i jep të drejtë vetes për të marrë kredi duke përdorur si garanci pronat publike.
4.Gjithashtu ky ligj dhunon e shkel në mënyrë flagrante “Ligjin per Qeverisjen Vendore”,autonominë vendore që ashtu si në rastin e ligjit special për Teatrin që u dhunua totalisht vendimarrja e Keshillit Bashkiak edhe pse një detyrim ligjor , tashmë ky preçedent kthehet në norme duke qënë se çdo pronë publike me justifikimin e një projekti investimi strategjik vetëm me VKM mund ti transferohen të drejtat e përdorimit,të pronesisë nga pushteti lokal apo qendror tek fondi i Korporatës.
5.Ky projektligj vjedh pronën private me VKM me justifikimin e interesit publik, ku më të rrezikura padyshim janë së pari pronat në bregdet të cilat mund t’i dhurohen oligrkeve pranë qeverisë për të ndarë së bashku fitimet.

Ky ligj mbi të gjitha cënon proçesin e integrimit europian të Shqipërisë, ku një nga kushtet që së fundmi Bundestagu Gjerman i ka vendosur Shqiperisë për hapjen e negociatave vazhdon të mbetet garantimi i plotë i të drejtës së pronës.

Megjithese ky parlament monist e ilegjitim mund ta kaloj me forcën e kartonave këtë ligj siç ka kaluar dhe shumë të tjerë antikushtetues, ne garantojmë se do ta shfuqizojmë këtë ligj dhe pasojat që rrjedhin prej tij sapo të vendoset pluralizmi politik në vend nëpermjet zgjedhjeve të lira e të ndersheme dhe drejtimi i vendit ti besohet opozitës.