Erisa Xhixho: “Një grua e integruar në punë, në shoqëri e në politikbërje garanton një të ardhme të sigurtë”

585
Kandidatja e LSI-së në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho ka qenë pjesë e një takimi me gratë dhe vajzat e qytetit të Lushnjës ku është prezantuar programi i LSI-së për fuqizimin ekonomik të tyre.

“Ne besojmë se një shans i dhënë gruas është një shans i dhënë për gjithë familjen. Një grua e integruar në punë, në shoqëri e në politikbërje garanton një të ardhme të sigurtë për të dhe familjen e saj. LSI ka mbështetjen e tyre ndaj dhe do jetë forcë e pare”, është shprehur Xhixho.
Sigal