Erisa Xhixho në Izrael, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Gratë Lidere

464
Zv. Ministrja e Integrimit Evropian, Erisa Xhixho, mori pjesë në Konferencën e 28-të Ndërkombëtare për Gratë Lidere në Haifa, Izrael, me temë, “Promovimi i Barazisë Gjinore nëpërmjet fuqizimit Ekonomik”. Ky aktivitet organizohet çdo 2 vjet nën kujdesin e UN Ëomen, UNDP, MASHAV ( Agjencia Izraelite për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Ministria e Jashtme) Në këtë Konferencë marrin pjesë gra lidere nga Izraeli, Danimarka, Japonia, Rumania, Suedia, Meksika, Paraguaj, Lituania, Nepali, Maqedonia, Kazakistani, Gjeorgjia, Panama, Peru, Tanzania, Angola etj. Në fjalën e saj, Erisa Xhixho theksoi se fuqizimi ekonomik i grave është kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit. “Fuqizimi ekonomik i grave është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit. Gratë duhet të mbështeten me më shumë programe kombëtare dhe lokale për përfshirjen e tyre në tregun e punës. Gratë duhet të mbështeten për hapjen e bizneseve të reja me politika nxitëse”, theksoi Xhixho.
Sigal