Erisa Xhixho/ “Ka vetëm një zgjidhje për të rikthyer vlerat e demokracisë, është Dorëheqja e menjëhershme e ideatorit të skemës mafioze të blerjes së votave Edi Rama”

444
Sigal

Nga Erisa Xhixho

Skandalet ndjekin njëri-tjetrin, e radhë pas radhe shfaqen edhe protagonistët e botës së krimit e të qeverisë, të gjithë bashkë, të bërë një në bandë edhe në qeveri.
Ne çdo vend europian, nëse do të publikoheshin materiale aq komprometuese sa ato që po publikon gazeta prestigjioze gjermane “Bild” si pjese e dosjes 339/1 të kryera nga Prokuroria e Krimeve të rënda, kryeministrit do jepte dorëheqjen dhe thirrja e zgjedhjeve të parakohshme do të ishte akti më normal në një vend demokratik.

Pasi politika duhet ketë moral dhe përgjegjshmëri para së gjithash.
Mirëpo ja që në Shqipëri ndodh ndryshe sepse standardi europian për qeveritaret e kryeministrin tone është i huaj!
Dhe shikoni se çfarë ndodh, paturpësisht del kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja dhe në vend të japë llogari para qytetarëve për përgjimet skandaloze që rrënojnë çdo marrëdhënie shtetare ku krimi i organizuar komandon dhe drejton punën e drejtorive, të bashkive e deri përcakton edhe listat për deputetë te maxhorancës , bën presion ndaj administratës me heqje nga puna për hir të votës.
Por z.Ulsi sot kishte merak ti dërgonte një mesazh Prokurores së përgjithshme e zgjedhur prej tij në mënyre antikushtetuese duke e shantazhuar hapur për ecurinë e hetimit dhe daljes së sekretit hetimor.
Kjo vetëm në një vend narkoshtet mund të ndodh, ku krimi drejton politiken dhe maxhorancën.

Pyetja që shtrohet është Pse prokuroria nuk ka vepruar deri më sot me dosjen 339/1 dhe sot që doli z.Ulsi do duhet të veproje?

Sepse nuk kemi një prokurori të pavarur por të kapur totalisht nga kjo maxhoranc prandaj dhe nuk jepet llogari politike morale për përgjimet por flitet me mesazhe të koduara ndaj prokurorisë .

Ka vetëm një zgjidhje për të rikthyer vlerat e demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ndarjen përfundimtare të krimit nga politika dhe është Dorëheqja e menjëhershme e ideatorit të skemës mafioze të blerjes së votave Edi Rama dhe vendi të shkoj sa më parë në zgjedhje të parakohshme politike si e vetmja zgjidhje për të rikthyer shpresën dhe besimin se do mund të jetojmë në një shtet ligjor dhe jo narkoshtet.