Erisa Xhixho emërohet zv/ministre e Integrimit

74

Gjatë prezantimit me stafin e MIE-s, ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, duke i uruar suksese, znj. Xhixho, vlerësoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të çuar përpara sfidat e mëtejshme të procesit të integrimit. Zv. ministrja Xhixho, vuri theksin tek komunikimi dhe puna në ekip, si të domosdoshme për suksesin e përbashkët. Znj. Xhixho, merr këtë detyrë pas emërimit të ish – zv/ministrit, z. Majlind Lazimi në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare. Vendimi për emërimin e Xhixhos në këtë pozicion është marrë më 22 gusht 2014 nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa është botuar sot në Fletoren Zyrtare.