Erisa Xhixho: Do përfaqësoj politikën e kujdesit ndaj njerëzve dhe jo të dhunës

616
Në përmbyllje të fushatës elektorale në Fier, foli edhe kandidatja në këtë qark, Erisa Xhixho. Ndërsa falënderoj qytetarët për mbështetjen në fushatë, ajo deklaroi se këtë gjë do e shpërblej me një përfaqësim dinjitoz në Parlamentin pas 25 qershorit, pasi do jetë aty për të përfaqësuar rininë, vajzat, gratë e Qarkut Fierit. “Do të jem aty për të punuar çdo ditë për një arsim cilësor. Do jem në Parlament për të punuar çdo ditë për hapjen e vendeve të reja të punës, për më shumë investime në turizëm, në bujqësi. Sepse ne duhet t’i kthejmë shpresën Fierit, Shqipërisë dhe të gjithë të rinjve dhe të rejave. Unë do përfaqësoj politikën e kujdesit ndaj njerëzve dhe jo dhunës. Politikën e përkushtimit dhe jo të arrogancës. Politikën e shpresës që punon çdo ditë dhe jo e fjalëve dhe e fasadës”, tha Xhixho. Ajo me shumë qetësi dhe me shumë dashuri, ne do të refuzojmë oligarkinë, që do të mbajë peng gjithë Shqipërinë. Sot është momenti, sot është koha, që të rinjtë shqiptarë kanë vendosur të marrin drejtimin e vendit, Fierit dhe gjithë Shqipërisë.

Sepse vota për LSI, është vota për një politikë ndryshe, është vota për rininë. LSI na ka dhënë shansin, asnjë forcë politike nuk e ka bërë. Unë jam që 18 vjeç në politikë, më është dhënë shansi, asnjë forcë tjetër politike nuk e bën. Asnjë forcë nuk i jep shansin rinisë, prandaj rinia më 25 qershor, nxjerr forcë të parë politike në Fier, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Do t’iu përfaqësojmë denjësisht si kurrë më parë. Sepse nga kjo foltore një mesazh i imi është për të gjithë ata që kanë planifikuar cenimin e këtyre zgjedhjeve; të mos guxojë njeri të prekë apo t’i shkojë mendja për të prekur ndonjë votë, të mos i shkojë mendja të cenojë këto standarde zgjedhjeje që janë kyçe për një të ardhme evropiane të Fierit dhe gjithë Shqipërisë, sepse përballë do na kenë ne, mua Erisa Xhixhon, të gjithë të rinjtë e Fierit dhe gjithë Shqipërisë.
Sigal