Erisa Xhixho: Dhuna ndaj protestuesve akt kriminal, Rama aktron përballë qytetarëve

531
Sigal

Nga Erisa Xhixho

Dhunë ndaj protestuesve, ndaj z.Sait Dollapi në mënyrë kriminale, arrestime antiligjore dhe kundër gjithë procedurave, përdorim i gazit lotsjellës në sasi shumë të mëdha duke lënduar jo vetëm protestuesit por dhe fëmijët, gratë e qytetarët e thjeshtë.

Blindimi me policë i Spitalit të Traumës sikur po mbanin kriminelët nën vëshgim dhe jo protestues që dalin në shesh në të drejtën e tyre kushtetuese në mbrojtje të drejtave tyre , kundër kësaj qeverie kriminale që mendon se pushteti mbahet me dhunë policore.

Por z.Rama nuk e pa këtë pamje të Tiranës dje, por i dehur nga pushteti i tij dhe nga sëmundja kronike e gënjeshtrës doli sot para shqiptarëve për të aktruar në mënyrën më të dështuar të mundshme.

E dhimbshme të shohësh sesi mund të përfundojë kryeministri i vendit tim kur vendos të dhunojë qytetarët e tij për hir të një karrigeje peng i krimit te organizuar.
I vetmi shpëtim për të mbetet shpallja e zgjedhjeve parakohshme menjëhere.

Ndaj nesër me 13 Maj ora 18.30 do të jemi më të bashkuar se kurrë për kauzen tonë të drejtë për Dritën e shpresës.