Erion Veliaj te Ismail Qemali: Bursa për nxënësit që dalin shkëlqyer

47
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi gjimnazin “Ismail Qemali” në ditën e parë të vitit të ri shkollor, aty ku këshilloi të rinjtë të mësojnë sa më shumë për të mirën e tyre.
“Dilni me rezultate të shkëlqyera sepse është e vetmja biletë që ju garanton një jetë më të mirë. Është një këshillë për të mirën tuaj. Për çdo vend pune, do të aplikojnë shumë shtetas dhe ka rëndësi që ne shqiptarët të jemi më të mirët tani që po i afrohemi BE-së”, tha kryebashkiaku.
“Ismaili ka qenë shkolla më e mirë për nota dhe për basketbollin. Kjo është mosha më fantastike në jetë dhe nëse do më jepej mundësia të kthehesha dhe një herë në gjimnaz, te Ismaili do e bëja shkollën dhe do bëja shumë gjëra që nuk i kam bërë”, shtoi Veliaj.