Erion Veliaj prezanton administratorin e njësisë Krrabë

461
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot administratorin e njësisë Krrabë, Alfred Brahja, ku edhe përsëriti thirrjen e tij për këdo që zapton hapësirat publike, se jo vetëm do të gjobitet, por edhe do të paguajë për dëmin e bërë. Gjatë fjalës së tij, Veliaj solli në vëmendje aksionin për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe shesheve në Njësinë nr. 5, duke përmendur rastin e shkollës “Kristaq Rama” te Komuna e Parisit.
“Prishja e këtij ndërtimi është një mënyrë për të treguar se askush nuk është i paprekshëm. Kush shkel ligjin, jo vetëm që do të zmbrapset, jo vetëm që do të gjobitet, por do të paguajë edhe detyrimin e dëmit që i ka bërë qytetit tonë. Këtë faturë do ta përballojnë ata që shkelin ligjin dhe jo qytetarët”, deklaroi Veliaj. 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës njoftoi se në njësinë administrative Krrabë investimet e bashkisë do të jenë në përputhje me kërkesat e banorëve të saj. “Rruga është e nevojshme, bëhet fjalë për diçka më pak se 6 kilometra, çka do të ishte mëkat po të mos e kemi në planet tona të para në Krrabë. Detyra ime është që ta buxhetoj që tani këtë rrugë”, theksoi Veliaj. 
Gjatë vizitës së tij në Krrabë, kryebashkiaku Veliaj inspektoi edhe punimet që po bëhen në shkollën e kësaj njësie, e cila do të jetë gati për të mirëpritur fëmijët në muajin shtator.
Sigal