Erion Veliaj, modeli politik që i duhet PS-së. Aksionet e kryebashkiakut dhe kontrasti me kolegët

586
Erion Veliaj, modeli politik që i duhet PS-së
Erion Veliaj, sa kohë që ishte Ministër i Punës dhe i Mirëqenies, u bë model i punës dhe novator i ideve të reja. Erion Veliaj, dha idenë e krijimit të zyrave të punës, ku bizneset sjellin vendet vakante të punës dhe qytetarët, sipas aftësive dhe kualifikimit, kanë mundësi zgjedhjeve të punës. Erion Veliaj, si ministër ishte i pari që ndërmori operacionin e spastrimit të skemës korruptive të pensioneve dhe ndihmesës sociale. Erion Veliaj, si ministër i Punës solli edhe idenë e hapjes së shkollave profesionale dhe kualifikuese, madje këto nën varësinë dhe mbikëqyrjen e Ministrisë së Punës dhe jo të Arsimit. Erion Veliaj, si kryebashkiak i Tiranës, në 3 vite, ka bërë kaq punë, sa nuk është bërë për Tiranën në këto 25 vite bashkë. Kryebashkiaku Veliaj, përditë është në aksion veprimi, për Tiranën, në shërbim të banorëve të Tiranës. Erion Veliaj, si kryebashkiak, është i vetmi që vendosi rregullin e tregtimit në vende të caktuara dhe hoqi ambulantët e rrugëve dhe rrugicave. Erion Veliaj është kryebashkiaku i Tiranës, që vetëm këtë sezon dimri ka mbjellë në Tiranë mbi 121.000 pemë, duke shtuar gjelbërimin e kryeqytetit. Pranoi edhe kritikat që i bëhen kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por, siç thotë populli: “Kush punon edhe gabon”. Në kontrast me këtë model pune dhe shembulli, në Asamblenë Socialiste vetë kryeministri Rama për herë të parë pranoi se qeveria nuk ka punuar mirë, që deputetët janë kthyer në sekserë punësimi, që kryebashkiakët e tjerë socialistë nuk dinë fare realitetin e qytetit të tyre dhe nuk kanë bërë asgjë për banorët, që kryetarët e PS-ve nëpër bashki dhe qarqe nuk kanë hapur as zyra, ku të takojnë qytetarë. Dhe socialistët, nëse duan të mësojnë, e kanë shembullin e punës, brenda tyre. Kanë punën e përditshme të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 
Sigal