Erion Veliaj merr drejtimin e kryeqytetit, flet në Këshillin Bashkiak

478
Paraditen e 30 korrikut 2015, fituesi i zgjedhjeve të 21 qershorit, Erion Veliaj mori çelësat për drejtimin e bashkisë së Tiranës në 4 vitet e ardhshme.
Ceremonia e betimit e cila ishte parashikuar të zhvillohej jashtë u zhvillua në ambientet e brendshme të këshillit bashkiak pas refuzimit të opozitës, megjithatë këta të fundit sërish u larguan nga salla në momentin solemn.
“Nga sot kemi privilegjin ti shërbejmë Tiranës me kohë të plotë. Bashkia do të jetë model i ri me qytetarin dhe për qytetarin” Kështu e nisi Erion Veliaj fjalën e tij menjëherë pas betimit para këshillit bashkiak, e cila u braktis nga opozita në momentin e betimit.
Nesër do të emërohen 24 administratorët. Qytetarëve do u jepen shërbimet aty ku i kanë marrë deri sot

Ora 11: 50 Veliaj: Unë kryebashkiak i çdo qytetari-Unë besoj tek një Tiranë e mundësive të barabarta nuk mund të pranoj dhe nuk mund të dorëzohem përballë realitetit të një qyteti që zhvillohet me dy shpejtësi. Unë jam i majtë besoj tek solidaritetit dhe shanset e barabarta dhe do të punoj bashkë me ju pwr një bashki të integruar jo vetëm nga ana e infrastukturës, por do të integroj standarde shërbimi, urbanizimi dhe shkollimi. Çdo qytetar i Tiranës do të përfitojë të njëjtën cilësi shërbimesh. Shkollat do të ofrojnë të njëjtën kushte si në Tiranë të Re ashtu edhe në Shengjergj, transporti urban do të jetë i të njëjtit cilësisht si në Laprakë ashtu edhe në Vaqar, pastëria e rrugëve dhe hapësirave publike do të jetë e njëjtë si në Kombinat ashtu edhe në Dajt. Do të punoj që rrinia të ketë të njëjtët mundësi për tja dalë me sukses në Tiranë, si në njësinë 5 ashtu edhe në Pezë. Dhe që përkrahja e bashkisë të jetë e njëjtë si për qytetarët që jetojnë në mes të Tiranës ashtu edhe për ata që jetojnë në zonat e thella, vetëm kështu ne mund të krijojmë shanset dhe mundësit e barabarte kësaj hapësire që quhet Tiranë, ky po është një investim për të ardhmen ”

Ora 11: 46 Veliaj shtrin dorën e bashkëpunimit- “Si kryetar i bashkisë ju kërkoj të më jepni një dorë për të bërë realitet premtimet që dhamë në fushatë. Shtrij dorën e bashkëpunimit për të gjithë ata që kanë diçka për të dhënë apo për të thënë. Kjo vlen dhe për përfaqësusit e opozitës. ”

Ora 11: 20 Këshilltarët PD Opozita braktis mbledhjen – Këshilltarët e PD-së ikin nga salla në momentin kur Erion Veliaj do bënte drejtimin. Drejtuesi i këshilltarëve të PD-së kërkoi largimin nga salla të përfaqësuesve qëndrorë.
Olli: Nuk mund të pranojmë që në sallë të ketë përfaqësues të pushtetit qëndror. Të ikin nga salla autoritetet që tentojnë te intimidojnë pushtetin vendor”
Dalipi: “S’ja kam bërë këtë as Lulzim Bashës 4 vjet më parë. Salla e këshillit bashkiak është e hapur për të gjithë”
Sigal

Ora 11:00 Veliaj niset nga PS, në këmbë drejt bashkisë

I shoqëruar nga ministri i Pushtetit Vendor Bled Cuci, Veliaj u nis në këmbë nga selia e Partisë Socialiste drejt Bashkisë së Tiranës

Ora 10:30 Betohen këshilltarët e rinj, Aldrin Dalipi rizgjidhet kryetar

Në mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 21 Qershorit, 61 anëtarët e këshillit Bashkiak u betuan për mandatin e tyre 4-vjeçar. Aldrin Dalipi i propozuar nga mazhoranca, u rizgjodh në krye të këshillit bashkiak të Tiranës.
Takimi i Këshillit është i organizativ dhe ka si qëllim vetëm formalizimin e nisjes së punës. Pas kësaj, do të nisë puna për strukturën e re të bashkisë si dhe për vendimet e para që do të ketë këshilli bashkiak. 
Një ditë para marrjes së detyrës si kryebashkiak Erion Veliaj mblodhi në orët e mbrëmjes në selinë e PS këshilltarët e majtë. 
Rendi i mbledhjes se pare te Keshillit Bashkiak
Zgjedhja e Komisionit të Mandateve.
Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të Komisionit të Mandateve.
Betimi i Këshilltarëve.
Zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Bashkiak.
Zgjedhja e N/Kryetarit të Këshillit Bashkiak.
Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe betimi.
Zgjedhja e anëtarëve që do të përfaqësojnë Këshillin Bashkiak në Këshillin e Qarkut të Tiranës.