Erion Veliaj: Këto zgjedhje të 30 qershorit janë për gjeneratën tjetër. Dhuna nuk e ndal punën dhe progresin e Shqipërisë

419
Sigal

Kandidati për kryetar bashkie i Tiranës, Erion Veliaj, thotë se këto zgjedhje janë për gjeneratën tjetër, dhe kush punon, bëhet edhe qull nga djersa, por ia vlen. Erion Veliaj: Këto zgjedhje janë për gjeneratën tjetër! O bëjmë hesapet e 30 viteve që ikën, o mobilizohemi për të punuar për 30 vitet që vijnë! Në fund, kjo është zgjedhja. FORCA! E mbani mend se si jetohej pak vite më parë nëpër pallate me sherr e shamata? Jo kush e fiku pompën, jo kush do e lyejë shkallën? Obobo termoizolimi si për verën dhe për dimrin! Si s’kemi një pemë te oborri i pallatit, e të tjera gjëra që më mirë mos t’i futem se do na ngrihen komshinjtë. Sot falë “Fondit të Komunitetit” dhe administratorit të pallatit jemi në një tjetër stad emancipimi. Qull në djersë, por ia vlejti! Dhuna, nuk e ndal dot punën! Çdo ditë e më shumë entuziazëm në çdo njësi për ta kthyer 30 Qershorin në ditën e ndarjes nga e kaluara – sprint për të ardhmen e familjeve dhe fëmijëve tanë! #TiranaQeDuam