Erion Veliaj, kandidat i Tiranës/ Mbajtëm fjalën e dhënë. Në 4-vjeçarin tjetër do bëjmë edhe më shumë gjëra për qytetarët dhe kryeqytetin

76

Erjon Veliaj: 30 qershori ditë feste, t’i japim lamtumirën 3-4 njerëzve që përfaqësojnë tranzicionin

Nga një segment ku mbizotëronin balta dhe ujërat e zeza, sot rruga “Egnatia” në Njësinë 11 dhe lagjja përreth, është transformuar plotësisht. Njësia 11 ishte ndalesa e radhës e kandidatit socialist të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndërsa inspektoi punimet e kryera në një zonë të harruar prej vitesh, bisedoi me banorët mbi projektet e kryera në mandatin e parë, si dhe për investimet që do të vijojnë të realizohen në 4 vitet e ardhshme në gjithë Tiranën. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që vinte në këtë lagje me një tjetër premtim të mbajtur. “Ju kujtohet që ju dhamë fjalën, tani vijmë me thënë, se e mbajtëm fjalën. Rruga do vetëm pak mirëmbajtje. Nëse amortizohet ndonjë gjë, njësia duhet të na njoftojë direkt, qoftë për një pusetë që thyhet apo një shtyllë, sepse duke e mirëmbajtur, ka jetëgjatësi”, tha Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se pas shtresave asfaltike dhe trotuareve, do të vendoset edhe sinjalistika e duhur, për të orientuar qarkullimin e makinave dhe për të krijuar një vend të sigurt për qytetarët. “Kur nuk kishte rrugë, ishte pis, po nuk ecte njeri me shpejtësi se kishte hallin e makinës. Kështu që, do bëjmë sinjalistikën dhe kemi projektuar që në disa vende do ketë patjetër kufizim shpejtësie, po patjetër edhe ‘policë’ të shtrirë. Po në thelb është edhe pak çështje kulture”, tha Veliaj.