Erion Veliaj: I dhamë fund maratonës së gropave e baltës për banorët te Liqeni i Thatë

542
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka përcjellë përmes rrjetit social “Facebook” imazhe nga rruga e re në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Për ta, kjo rrugë ishte khyer në një shqetësim të vërtetë, pasi gropat dhe balta i shoqëronin çdo ditë.
E populluar kryesisht nga persona të ardhur nga qytete të tjera të vendit, e gjithë zona vuante nga mungesa totale e infrastrukturës.
Me këtë investim të Bashkisë së Tiranës, këta banorë tashmë do të kenë jo vetëm rrugë të shtruara me asfalt, por edhe sistem kanalizimesh të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçim, si dhe trotuare.
“Nga sot rruga për në shtëpi e banorëve te Liqeni i Thatë nuk është më një maratonë gropash dhe balte. Ndaj them s’ia vlen të merremi me llafe kur ka kaq shumë punë për të bërë, Tirana24/7”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në profilin e tij në “Facebook”.
Sigal