Erion Velia: Në shkurt hapet thirrja për 1000 kredi të buta

443
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj jep lajmin e mirë: Muajin tjetër hapet thirrja për 1000 kredi të buta

Plot 1000 familje dhe çifte të reja në kryeqytet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë të re sipas normave të interesave të tregut, do të përfitojnë nga programi i kredisë së butë. Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe tha se muajin tjetër do të hapet thirrja për dhënien e kredive të buta. Kryebashkiaku Veliaj: Duke filluar nga muaji tjetër bashkë me Entin Kombëtar të Banesave ne do të hapim një thirrje për 1000 kredi të reja të buta dhe siç kemi parë nga thirrja e parë që patëm me 1000 kreditë e para, kryesisht kanë qenë këto lloj zonash. Bashkia e Tiranës përmes projektit për kredi të butë, i ofron mundësinë mijëra familjeve dhe çifteve të reja për të marrë një shtëpi të re, në zona me akses nëpër shkolla, kopshte apo çerdhe. Për sa i përket procedurës së kredive të buta, të gjitha aplikimet e bëra në njësitë administrative për strehim nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë, shqyrtohen në bashkinë e Tiranës për të bërë më pas dhe përzgjedhjen e familjeve që plotësojnë kriteret për të marrë kredi të butë me interes 3%.