Erion Kristo: Arta Marku, ministri Xhafaj, disa media, ambasadori amerikan… më kanë zhgënjyer

686
Aktivisti Erion Kristo është shprehur i zhgënjyer nga disa institucione të rëndësishme në vend, pas arrestimit të 23 personave në Kukës.
Zhgënjyese për Kriston është prokurorja e përgjithshme, që sipas tij bën atë që i thonë dhe nuk zbaton ligjin. Po ashtu ai shprehet se qëndrimi i ambasadorëve në vendin tonë nuk është ai që pritej.
Reagimi:
1.Prokurorja e pergjithshme e perkohshme humbi besimin dhe mbeshtetjen time. Kjo grua me nje fjalor me te kufizuar se pararendesi shikon vetem ate qe i thone te shikoje, dhe jo ligjin.
2. Ministri i Brendshem humbi besimin dhe mbeshtetjen time. Arrestimi i kuksianeve ka shkelje ligjore. Ushtrimi i terrorit ne Kukes me kujtoi ’97.
3. Ambasadori Amerikan humbi mbeshtetjen dhe besimin tim. Here tjeter kur te flasesh per peshk matu mire se ne nuk jemi trupeshq. Erdhi prilli dhe skemi asgje ne tave.
4. Ambasadori anglez humbi besimin dhe mbeshtetjen time. Ai u rreshtua krah qeverise kunder popullit, pa bere asnje lloj analize.
5. Koncesionaret humben respektin tim.
6. U bej thirrje gjithe intelektualeve te organizohemi per rezistence.
7. U bej thirrje vlonjateve qe te bejne gati portofolet se rruga e Vlores do behet me leke shume shpejt. Boll duartrokitet. Erdhi koha per mospranim.
8. Poshte PPP-te. Te gjitha. Poshte oligarket e majmur me gjakun tone.
9. Kush perpiqet te mposhte shpirtin protestues te popullit, i kujtoj thenien lapidare: Kush ja fut popullit, ne fund e ha.
10. Edhe disa media dje humben shikimin tim. U kishte bere shume pershtypje bloza pas djegies.
11. Avokati i Popullit eshte person non gratta. Te ajo skam pasur asnje dite besim. Avokate e familjes nuk mund te ishte avokate e popullit.
Sigal