Ergys Alushi: Epo pikë e zezë e PS në Vlorë?!

641
Epo pikë e zezë!
Dikur Rama, mburrej se aplikoi i pari “një anëtar, një votë”. Dhe e aplikoi për herë të parë në Vlorë, me Shpëtim Gjikën, në 2003, kur u zgjodh Eltar Deda, në 2006.
Dhe ngaqë socialistët e Vlorës ishin të parët për votën e lirë dhe për këtë arsye ia dinin vlerën lirisë së votës, ndaj dhe dolën dy vjet në protestë 2 vjet me “dua të shoh votën time”.
I kujtova këto kur, si gazetar, ndoqa votimin “një anëtar, një votë” për të zgjedhur kryetarin e ri të Forumit Rinor të PD.
U ndjeva keq, kur në të njëjtën kohë, në PS, kryetari i Ri i PS (i thënçin), është tashmë i emëruar, nga interesa biznesi të njerëzve me pushtet, që sot kontrollojnë çdo gjë në Vlorë.
Shumë keq. 
Keqardhje. Ky transformim i votës është shumë i frikshëm dhe kostot rëndojnë mbi popullin e thjeshtë, se ata që pasurohen, duke përdorur pushtetin “no problem”.
Quo vadis PS e Vlorës?!
Sigal