Erdogan uron Metën dhe e fton në Turqi, Presidenti i zgjedhur: Forcimi i bashkëpunimit, garanton siguri në rajon

460
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka uruar presidentin e zgjedhur Ilir Meta pas votimin në Kuvendin e Shqipërisë. Përmes një bisede telefonike, Erdogan ka vlerësuar Metën për kontributin e dhënë gjatë detyrës së kryetar i Kuvendit të Shqipërisë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vende, Shqipërisë dhe Turqisë.
Pasi përcolli urimin e tij, presidenti Erdogan ftoi Ilir Metën në një vizitë zyrtare në Turqi.

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, nga ana e tij shprehu besimin për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

“Rajoni përballet me sfida të mëdha stabiliteti e sigurie që kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim. Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për gjithë rajonin. Ne duhet të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionale e vëllazërore midis dy vendeve tona. Forcimi marrëdhënieve do t’i shërbejë sigurisë rajonale e luftës kundër terrorizmit”, u shpreh Meta.
Sigal