Erdogan për Berishën: “Në botë ka shumë frikacakë!”

562
Sigal

Turqia, presion Shqipërisë për Palestinën. Berisha nuk i bindet Kryeministrit turk

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan është përpjekur, por ka dështuar që të bindë Shqipërinë që të braktisë planet për të abstenuar në seancën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për kërkesën e Palestinës për status të veçantë në OKB, duke i bërë thirrje që të votojë pro kësaj kërkese. Lajmi raportohet nga gazeta Turke Hyrriet, sipas së cilës Erdogan më herët kishte bërë të ditur se personalisht i ka kërkuar liderit të një vendi për të diskutuar mbi abstenimin e mundshëm për Palestinën në OKB. Erdogan më pas mësohet të jetë shprehur se “në Botë ka shumë frikacakë”. Shqipëria, vendi i cili mesa duket ishte në qendër të kritikave të Erdogan, e ndryshoi vendimin duke mos votuar kundër, por duke abstenuar pas presioneve të forta të Ankarasë, por refuzoi të votojë pro palestinezëve, raporton gazeta Hyrriet. Erdogan mësohet t’i ketë bërë presion kryeministrit shqiptar Sali Berisha, duke i shprehur se një votë abstenuese do të konsiderohej një jo nga Turqia. “U thashë atyre se kjo do të dëmtonte marrëdhëniet dypalëshe që ne kemi. Madje do të na mërziste”, tha Erdogan.