Erdogan nesër vizitë në Tiranë, takime me krerët e shtetit

50
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë nesër Tiranën. Axhenda e Presidentit Erodgan do të nisë me takimin me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, në orën 11:30 ndërsa në orën 13:40 pritet konferenca e përbashkët për shtyp e dy presidentëve. 

Në orën 14:00 Erdogan do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Axhenda e Presidentit turk vijon me takimin me kryeparlamentarin Ilir Meta, në orën 16:30. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Erdogan do të zhvillojë edhe një tryezë me biznesin. 

Presidenti turk Erdogan do të shoqërohet në këtë vizitë nga një grup biznesmenësh turq që pritet të jenë mbi 100. Në fillim të marrjes së mandatit, kryeministri Rama e shpalli Turqinë si partnere strategjike të Shqipërisë.