Erdogan në Tiranë, vë gurin e I të themelit për Xhaminë e Madhe

442
TIRANË – Presidenti i Turqisë Recep Tayyp Erdogan mbërrin këtë të mërkurë në Shqipëri në një vizitë zyrtare një ditore, ku pritet të ketë takime me kreun e shtetit Bujar Nishani dhe liderët politikë të vendit.
Ora 10:25 Pritja me ceremoni zyrtare ne Presidence
Kreu i shtetit turk vjen në Tiranë me ftesë të homologut shqiptar, ku në orën 10:00 u prit në ceremoninë zyrtare në ambientet e Presidencës.

Sigal

Erdogan shoqerohet nga bashkeshortja e tij. 

Kreu i shtetit turk vjen në Tiranë me ftesë të homologut shqiptar, ku në orën 10:00 do të pritet në ceremoninë zyrtare në ambientet e Presidencës. Sipas axhendës, Erdogan dhe Nishani do të takohen fillimisht tete a tete më tej me delegacionet, ndërsa në përfundim parashikohet edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje. Në mesditë, krerët e dy shteteve do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Pas dreke parashikohen takimet me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta, ndërsa vlen të theksohet numri i lartë i delegacionit që shoqëron Erdogan, plot 120 persona.
Po ashtu, presidenti turk do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve të Xhamisë së Namazgjasë, ku pritet që në mënyrë simbolike të vendosë gurin e parë në themel. I pranishëm gjithashtu do të jetë edhe homologu shqiptar Bujar Nishani. Komuniteti Mysliman i Turqisë ka investuar me 30 milionë euro për ndërtimin e xhamisë së madhe për besimtarët e fesë islame.
Në përmbyllje të vizitës së tij, Erdogan pritet të marrë pjesë në Forumin e biznesit Shqipëri-Turqi rreth orës 18:15.
Ardhja e kryeministrit Erdogan në vendin tonë përkon me datën e vizitës të parashikuar në majin e një viti më parë, por që u shty si pasojë e tragjedisë në një minierë në Turqi. Në majin e 2014-ës kur Erdogan kishte postin e kryeministrit të Turqisë, ftesa i ishte bërë nga kreu i qeverisë Edi Rama. 
Vizita e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Tiranë ditën e sotme ka bërë që Policia e Shtetit të marrë disa masa, duke bllokuar edhe disa rrugë për arsye sigurie duke porositur drejtuesit e mjeteve që t’i evitojnë ato. Kështu Policia Rrugore e Tiranës, njofton se sot do të ketë devijime dhe bllokime të pjesshme, të disa rrugëve urbane dhe interurbane në Kryeqytetin e Tiranës.
Konkretisht duke filluar nga ora 09:45 deri në orën 22:30 në vendin e quajtur “Qafa e Kasharit” në aksin rrugor “Tiranë-­Durrës”, në të dy anët e saj, në “Sheshin Shqiponja”, “Rrugën e Durrësit”, rrugën “George Bush”, Sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.