“Erdhëm, por çdo ditë përballemi me shkatërrim, betonizim e masakra…”

590
Filluam të ngremë lokalin por shihnim me dëshpërim persona që ndiqnin mjellmat me skafe në liqen dhe ju prisnin krahët me gërshërë për t`i mbajtur mjelmat në oazet pranë lokalit si dekor…
Brezat që do të vijnë, do të thonë “na ishte një herë një fshat turistik që lundronte midis ujërave të kristalta që në shumë shtëpi shkonte poshtë tyre, aty ku është xhiruar “Zonja nga qyteti“ dhe “Shoqja nga fshati”
Tushemishti është një nga fshatrat turistikë më të bukur në vendin tone, nëse mund të quhet kështu akoma, pasi përditë po e “ha” betoni. I zhytur mes një gjelbërimi të harlisur me kopshtet me mollë të tushemishtarëve nikoqirë, me ujërat e kristaltë e të ftohtë burimeve të Drinit që u kalojnë mes përmes shtëpive të shumë tushemishtarëve, pajisur me një “pasaportë” të veçantë artistike pasi në vitin 1976 janë xhiruar disa pjesë filmi. Para se të hysh në fshatin Tushemisht, has me një reklamë “Dante”. Fare pranë buzës liqenit, gjendet një restorant i ngritur kohët e fundit nga dy vëllezërit Tasellari, konkretisht nga Iliri dhe Margariti. Ata të dy, në vitin 1996 në kohën e trazirave të piramidave së bashku me familjet e tyre, ikën si emigrantë në Itali. Ne biseduam me Ilir Tasellarin, i cili për gazetën “Telegraf”, ka dhënë këtë intervistë interesante, që menduam ta paraqesim për lexuesin:
Kur shkuat në Itali?

Në vitin 1996 atherë kur po binin piramidat dhe vendi ynë ishte I pasigurtë 

Ku shkuat në cilin qytet?

Shkuam në një qytet italian me liqen në Riva Del Garda, për të ruajtur atë imazh të dashur të qytetit tonë me liqen. 

Çfarë punësh kini bërë atje? 

Fillimisht lanim pjata më pas vëllai im Margariti duke punuar pranë një mjeshtri të guzhinës italiane dy vëllezërve italianë Xhuzepe dhe Danjelo Calza arriti që të bëhet kuzhinier i parë, ndërsa unë merresha me menaxhimin e restorantit.

Pse u kthyet në Shqipëri?

Menduam, se meqë kishim pronat tona në vendlindje, të ngrinim një restorant komod buzë liqenit të Pgradecit, përafërsisht si në Itali. 

Si ju eci “fati” këtu?

Eh…! Fillimisht, që në avion ku po ktheheshim, pësova një trishtim. Me ne në avion, ishin edhe disa gjuetarë italianë, që vinin për gjueti në Shqipëri. E pyes njërin prej tyre: Ju vini për gjah, po zagarët e gjuetisë, ku i gjeni. Eh, u përgjegj njëri prej tyre! Ne, në vend të zagarëve përdorim fëmijë shqiptarë, për të na ngritur e për të na nxjerr gjahun… Të them të vërtetën, që në avion “më zuri koka”! Çfarë ndodh në këtë të shkretë Shqipërie?!, i thashë tim vëllai, deri kur këta të huajt, do të na tërheqin zvarrë e do të na denigrojnë?! Kjo ishte goditja e parë psikologjike e shpirtërore që pësuam. Mbërritëm me një gjendje të rënduar psikologjike, qysh në avion. 

Po më pas gjatë ngritjes së lokalit?

Filluam të ngremë lokalin por shihnim me dëshpërim persona që ndiqnin mjellmat me skafe në liqen dhe ju prisnin krahët me gërshërë për t`i mbajtur mjelmat në oazet pranë lokalit si dekor… Kjo ishte vërtet shumë e rëndë për ne, që kishim gati 20 vjet që kishim jetuar në perëndim, ishte një traumë shpirtërore. Ne e kishim pasur tjetër lloje jete e edukate pune dhe sjelljeje, mbasi ato 20 vjet jashtë ishin një “shkollë” për ne 

Pse ja vutë emrin lokalit “Dante”?

“Dante” është një shkrimtar i madh i Rilindjes italiane dhe ne ia vendosëm “Dante” për një Rilindje në atdheun tonë, të biznesit tonë të ri 

Sa keni të punësuar në restorantin tuaj?

Rreth 12 punonjës, që mbajnë familjet nga rrogat që marrin nga restoranti në lokalin tonë.

Biznesi juaj është I suksesshëm keni shumë klientë të huaj dhe vendas?

Po po ecim mirë për hir të së vërtetës edhe pse është krizë ne kemi krijuar klientelën tonë dhe na vijnë jo vetëm klientë shqiptarë dhe maqedonas por dhe shumë të huaj që pushojnë në Tushemisht Çfarë do të donte Ilir Tasellari dhe mjeshtri i kuzhinës Margarit Tasellari, të ecte më mirë? 
Ne jetojmë në një fshat turistik si Tushemishti, ku edhe kemi lindur dhe ku shikon… ndërtesa të larta betoni, që ngrihen ngado duke prerë mollët e famshme starkinkat e Tushemishtit që mbushnin tregjet e Europës. Këtu tani, në tokën ku ishin dikur mollët po vazhdon të hidhet beton, beton, beton dhe kjo është një masakër e vërtetë. Ne vërtet erdhëm në atdheun tonë, në vendlindjen tonë, por po na ndjek trishtimi. Fshati ynë, tushmishti ynë dhe i gjithë shqiptarëve e trusteve të huaj nuk mund të quhet më “perla turistike”, se është mbytur nga betoni. Brezat që do të vijnë, do të thonë “na ishte një herë një fshat turistik që lundronte midis ujërave të kristalta që në shumë shtëpi shkonte poshtë tyre, aty ku është xhiruar “Zonja nga qyteti“ dhe “Shoqja nga fshati”. 
Sigal