Enver Robelli skanon idenë serbe të mbështetur nga Thaçi e Rama për ‘rrudhjen’ e Kosovës. Roli i Mogherinit, i tmerrshëm!

510
Sigal

Analisti Enver Robelli, në një intervistë të gjatë për Ora News, ka bërë një skaner të plotë të temës më të debatuar të kohëve të fundit: Ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Robelli thotë se Rama dhe Thaçi vazhdojnë të bëjnë deklarata të kordinuara në favor të ndryshimit të kufijve të Kosovës pavarësisht kundërshtimit të plotë të kësaj ideje në Samitin e Berlinit.

Robelli tha se Edi Rama duhet të sillet si Kryeministër i Shqipërisë, duhet të sillet si personalitet politik dhe public që qëndron mbi palët në Kosovë, që nuk bëhet militant i një ideje ose një pale të caktuar, në këtë rast i Presidentit të Kosovës.

Robelli e cilësoi rolin e Federica Mogherini si “të tmerrshëm pasi nuk ka qënë ndërmjetësuese e paanshme me qëllim të zgjidhjes së konfliktit dhe kjo zgjidhje arrihet përmes presionit primar ndaj Serbisë për pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Ja intervista e plotë e Enver Robellit

Cfarë pritet nga samiti i Brno-Brijunit që po zhvillohet në Tiranë?

Robelli: Nuk besoj se do të ketë zhvillim të madh nga ky samit, është në vazhdën e samiteve që mbahen të inicuara nga Sllovenia dhe Kroacia për ti shoqëruar vendet e tjera në Ballkanit në rrugëtimin drejt BE për aq sa besohet se do të ketë integrim në BE. Por cfarë po shihet nga deklaratat e sotme, Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri i Shqipërisë, duket se janë të kordinuar me deklarata në favor të ndryshimit të kufijve.

Si e shpjegoni vazhdimësinë e këtyre deklarimeve përderisa mesazhi i znj. Merkel ishte i qartë?

Robelli: Për fat të keq po, dhe mua më ngjajnë si kalamaj të hidhëruar që gjuajnë me lugë, derdhin qumshtin dhe nuk pajtohen me një zhvillim që ishte mjaft dramatic në Berlin sepse morën iniciativën në dorë Gjermania dhe Franca dhe tani për tani bllokuan një nismë që po diskutohet prej më shumë se një viti për rrudhjen e Kosovës, korrigjimin e kufijve të saj pasi akush nuk e di saktësisht cfarë kanë diskutuar këta dhe unë sugjeroj që sjellja e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Thaçi është krejtësisht e papërgjegjshme.

Po akuzat dhe ofendimet e sotme të z. Rama ndaj Kryeministrit të Kosovës Haradinaj?

Robelli: Për keqardhjes pasi Edi Rama duhet të sillet si Kryeministër i Shqipërisë, duhet të sillet si personalitet politik dhe public që qëndron mbi palët në Kosovë, që nuk bëhet militant i një ideje ose një pale të caktuar, në këtë rast i Presidentit të Kosovës. Mua më ngjan një figurë në këto tregimet e Nonda Bulkës në vitet 20-30, ku ofendon të tjerët, bëhet sikur është i gjithëditshëm, por realisht njohuritë e tij për Kosovën janë rudimentare, sipërfaqësore. Kishte një shans të madh të bëhej një figurë e rëndësishme, unifikuese dhe jo polarizuese në Kosovë. Kur ishte në vitin 2014 në Beograd, pati një paraqitje të mirë në konferencën për shtyp me Vucic, kur tha se Serbia duhet të pranojë Kosovën. U prit mirë në Kosovë, qindra njerëz dolën në rrugë ta përshëndesin, por pastaj u shëndërrua në person që vrapon pas ideve të Thacit që mund të thotë publikikisht që e ka hallin e Kosovës porn ë të vërtetë ai ka halle të tjera personale që lidhen me Gjykatën Speciale.

Vucic lëshoi deklarata të rënda: Më vrisni por Kosovën nuk e njoh, pavarësia nuk do të njihet. Si i komentoni?

Robelli: Vucic është një i njohur për talentin e tij si actor dhe në vazhdën e talenteve të tij të ndryshme për të aktruar, e ka thënë edhe këtë. Kjo është një përpjekje e rradhës për të mbajtur aktuale idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës sepse sic po flitet, janë zhvilluar mjaft bisedime sekrete nëpër qendra të ndryshme të Europës Perëndimore për korrigjimin e kufijve të Kosovës.

Cili ka qënë roli i znj. Mogherini në këto bisedime të fshehta

Robelli: I tmerrshëm pasi nuk ka qënë ndërmjetësuese e paanshme me qëllim të zgjidhjes së konfliktit dhe kjo zgjidhje arrihet përmes presionit primar ndaj Serbisë për pranimin e pavarësisë së Kosovës. Unë e kam shumë të qartë se Serbia nuk do ta njohë sot ose nesër pavarësinë por presioni duhet të shkojë në atë drejtim dhe znj. Mogherini faktikisht, pasi ka dëgjuar disa vite ministrin e jashtëm Dacic, Presidentin Vucic, duke vajtuar se ata duan të marrin së paku një cipë nga Kosova që të dalin para opinionit serb e të thonë: kaq ishte e mundshme, Mogherini u ka dhënë këtyre dy zotërinjve dritën e gjelbër që të bisedojnë, dhe këta kanë biseduar.

A ishte shkëmbimi i territoreve edhe shkëmbim favoresh që mund të merrnin serbët por dhe kryeministri Rama në këmbim?

Robelli: Ideja ishte që nga ato që kemi dëgjiar nga Thaci, një pjesë e veriut të Kosovës, ti jepet Serbisë. Nuk i dimë detajet cilat do ishin rregulluar nga kjo marrëveshje, ceshtja e liqenit të Ujmanit ose Gazivodës, që është një liqen i akumulueshëm shumë i rëndësishëm për Kosovën, nuk dimë si do ishte e ardhmja e Trepces me të gjitha minierat. Në opinionit kosovar, militantët adhurues të Thacit kanë thënë që Trepca nuk është aq e rëndësishme, nuk ka ndonjë pasuri, duhen shumë investime, dhe këto kanë qënë të gjitha ai tuneli i errët, nuk kishim informacion se si do të dukej kjo marrëveshje. Pastaj kanë bërë premtime në të shumtën e rasteve joreale se do ti bashkohet Lugina e Preshevës, Kosovës, dhe unë e quaj këtë talljen më të madhe që bëjnë këta politikanë me rreth 100 mijë shqiptarë në Serbinë jugore. Ata duhet të kenë një mesazh të qartë se sip o bisedohet për fatin e tyre. Po të ndodhte që 3-4 fshatra të komunës së Bujanocit psh, të bëheshin pjesë e Kosovës, përqindja e shqiptarëve në atë komunë do binte nën 50%, do të humbnin dhe pushtetin ne atë komunë. Pra për këto gjëra, sic po shihet, këta nuk kanë menduar.

 

Ju shkruani se po të kishte Shqipëria demokraci funksionale, parlamenti shqiptar do të ftonte në interpelancë Ramën për ndryshimin e kug=fijve.

 

Robelli: Mendoj se detyra e parlamentit është kjo, të kontrollojë punën e qeverisë dhe në cdo vend demokratik kryeministri duhet të japë llogari. Kryeministri ka një mandate nga parlamenti, nuk është i mandatuar nga populli, nuk është mbret, padishah apo sultan që të vendosë mbi kokat e të tjerëve për gjithcka që i teket. Mendoj se në grupin e PS duhet të kishte gjithnjë e më shumë njerëz që të kërkojnë llogari ndaj qeverisë, ose së paku të kenë kurajo sepse nëse Parlamentin e kthen në një grup PO thënësish, që 24 orë në seancë thonë vec PO, nuk është mirë së pari për shëndetin e demokracisë, pastaj dhe për pasoja të tjera.

Po për deklarimet e Vetvendosjes, që sduhet të ketë bisedime me Serbinë pa u dënuar kriminelët e luftës?

Mendoj se nuk duhet të thuhet që nuk mund të ketë bisedime me Serbinë nëse nuk dënohen kriminelët e luftës. Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e pajtimit ndërkohë që drejtësia në Gjermani ka kryer punën e saj. Dënimi i kriminelëve të luftës është process i gjatë, krimet e luftës nuk parashkruhen, dmth mund të ndiqen sot e 40 vjet. Problemi i Kosovës  është se pas luftës, klasa e re politike, atyre që e quajnë veten clirimtarët e mëdhenj të Kosovës, u morën me clirimin tjetër të Kosovës, plackitjen e saj. Nuk kishte asnjë ide për dokumentimin e krimeve serbe. Sot Kosova dokumentin më valid për krimet duhet ta kërkojë në një organizatë për të drejtat e njeriut në Beograd, te znj. Natasha Kandiç. Kosova nuk ka bërë sa duhet. Kosova nuk ka një listë të komandantëve të policisë serbe nëpër komuna, të cilët të gjithë kanë qënë, përgjegjës për krimet e kryera në Kosovë dhe kjo është një tragjedi shumë e madhe. Tani një disa prej ish-drejtuesve të UÇK rrezikojnë të akuzohen, këta kanë filluar të luajnë rolin e patriotëve dhe të thonë sesi nuk u dënua askush nga pala serbe.

 

Në këto kushte, a mund të flitet për normalizim të marrdhënie mes Prishtinës dhe Beogradit?

 

Deri në Samitin e Parisit nuk do të ndodhë ndonjë spektakël, derisa të kemi ndonjë pasardhës të znj. Mogherini në Bruksel, pasi shihet qartë se ajo nuk e ka besimin e dy shteteve kryesore të BE, Gjermanisë dhe Francës ndonëse kjo e fundit nuk ishte decisive kundër ndryshimit të kufijve, thanë që është ide e keqe por nëse palët merren vesh. Propozimi është i Serbisë të cilit iu bashkua edhe Thaci me supozimin ndoshta naiv se mund të humbasim tokë në veri e do të marrim pak tokë në Serbinë jugore dhe cështja do të zgjidhej. Në të gjitha ato bisedime a është folur për njohejn e Kosovës nga Serbia dhe sic po shihet nuk është folur.

 

Si shpjegohet që Gjermania nuk e ka një plan për Kosovën për momentin?

 

Është pasojë e neglizhencës së qeverisë gjermane që nga viti 2011. Merkel në atë kohë it ha Presidentit Tadiç se Serbia duhet të lëvizë në drejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Tadic humbi nervat, u acarua, madje refuzoi të fillojë negociatat me Prishtinën. Pastaj gjermanët nuk e mbështetën Tadicin por Vuçiçin i cili ndërkohë kishte braktisur partinë ultranacionaliste radikale e kishte themeluar një parti të re, dhe u prezantua si politikan proeuropian pasi 20 vjet kishte zhvilluar fushata raciste kundër BE. Gjermanët bessuan se Vuçiç si ish-nacionalist mund të bindë opinionin serb për të pranuar Kosovën. Si populist që 20 rë në ditë bën fushatë elektorale e që sheh disponimin e opinionit public, ai shfrytrëzoi negociatat për Kosovën vetëm për të mbajtur pushtetin, por realisht nuk zgjidhi ndonjë problem.

 

Përse BE nuk e kushtëzon integrimin e Serbisë me njohjes e Kosovës.

 

Robelli: Për shkak se Serbia vazhdimisht ka lozur me dy karta, me kartën që po nuk na pranuat shpejt e kemi një derë të hapur nga Rusia, por është një bllof se dorën në zemër, Rusia cfarë mund të përfitojnë serbët, Rusia mund ta shfrytëzojë Serinë për të shitur armë dhe për të destabilizuar rajonin por ekonomikisht, 90 % e ndihmave financiare që merr Serbia, vijnë nga shtetet perendimore. Rusia shet gaz, armë dhe ndonjë aeroplan që nuk e përdorin më, për ti ledhatuar egon Vucicit. Kjo ka ndikuar në BE.

Flasim për situatën e trazuar politike në Shqipëri. I kujt është faji për mendimin tuaj?

Robelli: Në mandatin e dytë Rama nuk u soll si Kryeministër i Shqipërisë ndaj Kosovës e as ndaj qytetarëve të Shqipërisë. Ai është Kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe jo i një grupi deputetësh socialist, nuk është kryeministër mi oligarkëve, i shokëve dhe shoqeve por i Shqipërisë dhe duhet të sillet në përputhje me detyrat kushtetuese. Liderët e mëdhenj kanë aftësi ti bashkojnë palët, të krijojnë raport mirëbesimi, dhe ky nuk e krijoi.