Enri Ceno: Alternativa ime është rikthimi i besimit të të rinjve tek politika

911
Enri Ceno, kandidati për kryetar i FRPD në intervistën për gazetën “Telegraf” thotë se politika konfliktuale ka lënë pasoja edhe te humbja e besimit te të rinjtë. Por rinisë sot i është afruar një alternativë, një mundësi që të reagojë fuqishëm. Enri Ceno pohon se PD është e vetmja alternativë reale që të rinjtë ta mbështetitn, pasi Rilindja i ka tradhëtuar, dhe kjo Rilindje doli të jetë Juda. Dhe, Enri Ceno duke shprehur se gara në FRPD është e barabartë, shpreh edhe alternativën e tij, që është rikthimi i besimit të të rinjve te politika. 
-Zoti Ceno, e keni kuptuar përse të rinjtë sot nuk besojnë që politikëbërja në Shqipëri, mund t’u japë shpresë për të ardhmen e tyre? 

– Është e qartë që ka një hendek jo të vogël mes të rinjve dhe politikës dhe faji nuk është i joni. Thënë kjo, politika në Shqipëri është ajo që dimë të gjithë, thjeshtë e vetëm konfiktuale dhe aspak produktvie dhe efikase. Politika prej kohësh, e sidomos në 2 vitet e fundit nuk po arrin t’a shfaqë vendin tonë si një vend të mundësive për shqiptarët në tërësi dhe kjo reflektohet automatikisht tek të rinjtë. Por prapë është fakt që rinia shqiptare nuk është dorëzuar, pavarësisht se shumica prej nesh mezi ç’presin të gjejnë një mundësi për t’u larguar një orë e parë. Kjo është fatkeqësi për një komb, e një dramë e madhe për vetë rininë. Askush nuk do të largohet nga vendi amë, por askush nuk mund t’ia lejojë vetes të humbë shpresën në një vend që nuk jep shpresë. Kjo është situata sot dhe kjo reflekton edhe raportin që të rinjtë kanë me angazhimin në politikë dhe në politikëbërje. Ata janë mëse të lodhur, janë të neveritur nga fakti që e vemtja mundësi që u ofrohet atyre për të qenë pjesë e politikës është ajo e “ushtarit të posterave” në fushatë dha asgjë më shumë.
– Përse të rinjtë të mbështetin programin e PD?

– PD është sot e vetmja alternative reale dhe projekti më konkret që i ofrohet shqiptarëve për të dalë nga mjerimi ku janë zhytur në dy vitet e fundit të qeverisjes. PD është sot e vetmja derë ku shqiptarët trokasin çdo ditë e mës shumë për të qarë hallin e tyre dhe për të denoncuar represionin e një qeverie që nuk qeveris por vjedh, nuk jep zgjidhje por bllokon, nuk ofron shpresë por mbjell mjerim. Të rinjtë janë pjesë domethënëse e kësaj shoqërie që është tradhëtuar nga qeveria, që premtoi Rilindjen, por doli të jetë Juda.
– Zoti Ceno, cila është e veçanta e zgjedhjeve të FRPD? 

– Lidershipi i PD-së ka ideuar dhe po vë në jetë për të parën herë në historinë e funksionimit politik të një partie modelin amerikan të përzgjedhjes. Jo një model surrogate me dy kandidatë, ku njëri është “Petaniku” i përcaktuar e tjetri është “Lakrori” pas pilafit. Sot ne jemi 6 të rinjë në garë, të barabartë në garë dhe që për 20 takime do të përballemi me njëri tjetrin përpara anëtarësisë së FRPD-së me platformat tona, programin tonë, vizionin tonë për një Forum, që do të shënojë një etapë akoma më të avancuar, jo thjeshtë për rifrskikmin e strukturave të FRPD-së, por një qasje të re të të rinjve me politikë. Kjo është një garë që fund të saj do të prodhojë një kryetar dhe 5 të fituar. 
– Kur ende ka kritika të forta se në analizat që bëhen në strukturat e forumet e PD, për humbjen elektorale të 23 qershorit, ka diktate nga qëndra e PD? 

– Debati brenda një force demokratike, siç de-fakto është PD-ja, është një normalitet ndoshta edhe i munguar në rradhët tona. Tashmë debati zhvillohet dhe më mirë që është kështu. – Unë personalisht nuk mund të isha përfshirë në një garë që s’ka debat. Kjo që tashë më lart është për të mos i bërë bisht pjesës së parë të pyetjes tuaj. Sa për ndërhyrje e thashë edhe më lart, ne jemi 6 kandidat në garë, të cilët gjithësekush po investohet seriozisht që nga dita e parë me të gjitha energjitë dhe i vetmi diktat që kemi nga qendra është që “bëni garën tuaj”.
– Zakonisht, deri tani, në këto lloj zgjedhjesh, pavarësisht amballazhit politik, për zgjedhje “ 1 anëtar, 1 votë”, fituesi është i paracaktuar, që është i preferuari i kryetarit të Partisë. Na bindni, që kjo garë në FRPD, do të fitojë ai që do të bindë për programin, dhe jo nga preferenca e udhëheqësit të PD? 
– Unë personalisht në jetën time nuk jam mësuar të bëhem pjesë e garave fiktive. Pretentimet e mia për të qenë pjesë e kësaj garë nuk kanë nisur një muaj më parë, por ky angazhim është pjesë e një projekti 2 vjeçar i imi personal dhe ju siguroj që, nëse do të kisha dhe indicien më të vogël për një garë farsë, unë nuk do të isha bërë kurrë pjesë. Për mua është e mjaftueshme garancia personale që na ka dhënë Kryetari Lulzim Basha se do të ketë garë dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim. 
– Cila është alternative juaj, për të udhëhequr FRPD? 

– Alternativa ime është thelbi i pyetjes tuaj të parë. Rikthimi i besimit të të rinjve tek politika. Jo vetëm i atyre mijëra të rinjve, që militojnë aktuaklisht në FRPD, por edhe hapja e mëtejshme e kësaj strukture thelbësore të PD-së për të tjerë të rinj të cilëve u garantoj se nuk do të jemi aty si “ushtarë posterash”, por si një zë i vendosur si pjesë e vendimarrjes së PD-së, sot në opozitë dhe nesër në pushtet pas zgjedhjeve të 2017-ës. 
– Faleminderit dhe ju urojmë suksese në garën tuaj elektorale!
Sigal