Enno Bozdo: Protesta e 27 janarit, një nga më të mëdhatë e opozitës

477
Organizator i protestës së PD

Sekretari organizativ në Partinë Demokratike, Enno Bozdo bëri publikë skenarin e protestave të 27 janarit. Ai u shpreh se pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha që PD ka zhvilluar, madje shtoi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mund të zbarkojnë qindra mijëra vetë. Bozdo tha se kjo protestë nuk bëhet në bashkëpunim me asnjë parti politike, por me qytetarët, dhe si qëllim kryesor është largimi i qeverisë së Ramës. Sekretari organizativ tha se PD do përdorë të gjitha mjetet që protesta të jetë paqësore. “T’i themi kësaj qeveri që nuk jemi dakord me ty, me shkatërrimin që i ke bërë institucioneve, me kriminelët që i mbajte si të parët e vendit, që bëre të largohen qindra mijëra shqiptarë. Nuk jemi dakord për mënyrën si po ecën ky vend. Sot nuk votohet për opozitën, por opozita ka ftuar në shesh qytetarët, veçanërisht socialistët, me të cilët Edi Rama ka tradhtuar besimin. Besoj se do jetë më e madhja që PD ka organizuar ndonjëherë, qindra mijëra do jenë. PD ka probleme të brendshme, si në çdo parti. Më 27 janar presim të ndodhi tubimi më i madh, PD nuk dorëhiqet nga kjo rrugë deri sa të gjendet një zgjidhje. Nuk duhet se çfarë skenari do të ketë pas datës 27, por di që PD nuk do tërhiqet nga vala e protestave,” tha Bozdo. “Teza e opozitës është e qartë, një qeveri antimafia, që ka parësore luftën kundër krimit dhe drogës dhe plotësimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. “Në këtë protestë shkojmë me qytetarët, me asnjë parti tjetër. Kushdo parti tjetër që e ndjen të protestojë, i bashkohet kauzës së Partisë Demokratike. Objektivi kryesor i PD, është largimi i Edi Ramës, i identifikuar si koka e së keqes. I bëj thirrje dhe socialistëve që të vijnë aty në protestë, që e kanë kuptuar zhgënjimin”.
Sigal