Ëngjëll Musai: Presidenti Trump zbardh kabinetin e ri

455
Sigal

Donald Tramp Presidenti
i 45 i SHBA


Ja
kush pritet të jetë në krye të departamenteve dhe administratës amerikane

 

Donald
Tramp do të jetë Presidenti i 45 i SHBA-ve 
dhe  pasuesi i Barak Obamës për
Shtëpinë e Bardhë. Takimi i së premtes mes Presidentit aktual dhe pasardhësit
Obama do të ketë si synim dhe qëllim vendimtar kalimin e pushtetit dhe fillimin
e përgatitjeve të të dy stafeve.

Votimet për
Presidentin  në SHBA?

Prej 1845 zgjedhjet presidenciale
amerikane mbahen të martën e parë pas të hënës së parë të nëntorit. Sivjet
zgjedhjet janë në 8 Nëntor. Se pse amerikanët votojnë në muajin nëntor ka një
histori të gjatë, për arsye, se gjatë kësaj periudhe shumë bujq dhe muratorë
kishin kohë më të lirë. Në ditët e sotme gjatë ditës së votimeve shumë punëtorë
e kanë të lirë, ndërsa një pjesë e madhe mund të marrin leje disa orëshe derisa
të shkojnë në vendvotime. Në disa shtete aplikohet edhe ajo që quhet “Early
Voting,” ku të interesuarit shkojnë në vendvotime përpara nëntorit ose mund të
dërgojnë fletën e votimit përmes postës.

2. Kur futet në Shtëpinë e Bardhë Presidenti i ri?

Presidenti i ri merr detyrën dhe futet
në Shtëpinë e Bardhë në pasditen e 20 janarit, rreth dy muaj e gjysmë pas
zgjedhjeve. Gjatë këtij intervali, presidenti i ri zgjedh kabinetin e ri
qeveritar.

3.
Data 8 Nëntor 2016

Nisën
votimet për Presidentin e ri të SHBA në përfundim të të cilave Donald Tramp do
të jetë Presidenti i 45 i SHBA-ve 
dhe  pasuesi i Barak Obamës për
Shtëpinë e Bardhë. Takimi i së premtes mes Presidentit aktualë dhe pasardhësit
Tramp do të ketë si synim dhe qëllim vendimtarë kalimin e pushtetit dhe
fillimin e përgatitjeve të të dy stafeve.

4-
Donald Tramp  fitimtar.

Tramp
fitoi, se u foli hapur amerikanëve, për hallet, problemet dhe gjendjen që po
kalonin dhe shpresën për një jetë më të mirë dhe më të sigurt. Shkurt Donald
Tramp u foli qytetarve amerikanë me gjuhën e përditshme të tyre. Amerikanët e
kuptuan dhe e votuan, sepse Tramp foli si njeri i zakonshëm, si njëri mes
milionave amerikanëve.

5-
Zgjedhjet dhe stafi Tramp

 Donald Tramp e kuptoi lojën me sondazhet dhe i
bindi amerikanët në falsitetin e tyre, por nga ana tjetër u tregoi të gjithëve,
se politika e jashtme  amerikane do të
vazhdojë të ruajë fuqinë amerikane dhe nëpërmjet këshilltarëve të vet  në mënyrë të drejtpërdrejtë  la të kuptonte, se të inkriminuarit dhe të
korruptuarit do të ndëshkohen. Shqipëria nuk bënë përjashtim  nga shënjestra Tramp dhe, se Tirana zyrtare
do jetë në vëmendjen e saj për të ndëshkuar qeveritarët e implikuar dhe ata që
fshihen nën çadrën e zullumeve të Xhorxh Sorosit. Miliardat e Sorosit dhe
kompanive pas tij që po varfërojnë kombin shqiptar do të lirohen nga kthetrat e
xhambazëve të brendshëm dhe të jashtëm dhe do t’u kthehen njerëzve të varfër. Realiteti
amerikan më 20 Janar do të jetë ndryshe dhe tashmë kanë filluar të piketohen
ata, që deri dje ishin pjesë e Qeverisë hije të SHBA-së. Por kush pritet të
jetë në krye të administratës dhe Departamenteve të SHBA. Për këtë një nga
analistët dhe njohësit më të mirë të politikës së brendshme dhe të jashtme
amerikane Peter Tase, lobist dhe këshilltar i presidentëve të shteteve të
ndryshme, bën  publike disa nga emrat më
të sigurt për në krye të departamenteve apo të institucioneve të administratës
së Shtëpisë së Bardhë.

 

Por kush janë emrat që do kenë
besimin e Presidentit Amerikan Donald Tramp.

 

        
Mike
Pence,
 tashmë i bërë publik do të jetë zëvendës  President i SHBA

        
Newt   Gingrich, ish Kryetar i Dhomës 
së Ulët në Kongresin e SHBA, 
pritet të emërohet si Sekretar i Departamentit Amerikan të Shtetit.

        
Rudi Juliani, është kandidatura kryesore për
postin e Prokurorit të Përgjithshëm apo ministrit të Departamentit të
Drejtësisë, pasi dihet që Prokurori Përgjithshëm në SHBA është njëkohësisht
edhe kreu i Drejtësisë

        
Gjeneral Michael Flynn pritet të jetë Sekretari i
Mbrojtjes në Pentagon

        
Steve Munchin, i cili deri më tani ka qenë shefi i
financave të Presidentit të sapo zgjedhur Tramp, pritet të jetë Sekretari i
Shtetit për Thesarin.

        
Lew Eisengberg, 
presidenti i Partisë Republikane pritet të jetë Sekretari i
Departamentit të Tregtisë

        
Karen Pence është këshilltarja kryesore e Mike Pence, Zv. Presidentit
dhe mendohet të bëhet Shefe e stafit 
të  Zv. Presidentit

        
 Gjenerali
në  Pension  Michael Hayden
, mendohet të jetë në krye
të shërbimeve inteligjente. Ai ka qenë Gjeneral i Forcave Ajrore dhe ish
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (CIA)

        
James Woolsey, Rektori i Institutit të Politikës
Botërore dhe Ish Drejtor i CIA në Administratën 
Clinton , mendohet  të jetë
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare ne Shtëpinë e Bardhë. Aktualisht Woolsey është
duke ushtruar influencë në Strategjinë aktuale të mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare
në ekipin e Donald Trump.

 

Këto sipas analistit Peter Tase
pritet që të jenë emërimet e paralajmëruara edhe gjatë fushatës së Presidentit
Tramp dhënë ekskluzivisht për Gazetën “Telegraf ” të 
Tiranës