Endrit Braimllari: Uragani popullor do ta marrë përpara Edi Ramën dhe të gjithë ata që kërkojnë shkatërrimin e Shqipërisë duke vrarë parlamentarizmin në vend

506
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka zhvilluar takime ditën e sotme me qytetarë në Pojan të Maliqit.

“Shqetësimi kryesor varfëria, mungesa e subvencioneve në bujqësi, mungesa e vendeve të punës dhe largimi i te rinjve.”-shkruan Braimllari

Postimi i plotë:

Ne Pojan te Maliqit ne takim me miqte e Eraldit.⤵️

Shqetesimi kryesor varferia, mungesa e subvencioneve ne bujqesi, mungesa e vendeve te punes dhe largimi i te rinjve.

Nuk do te kete zgjedhje ne 30 qershor pa opoziten. Opozita i ka te gjitha mundesite per te mos lejuar zgjedhje farse dhe votim monist ne vend.
Do te denoncojme çdo dite procesin e kandidateve fiktiv te Edi Rames. Edi Rama drejton nje qeveri ilegjitime e cila buroi nga votat e deformuara te krimit te organizuar. Ne vend ka rene parlamentarizmi dhe Edi Rama eshte ilegjitim. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramen Kryeminister dhe nuk do te kete kurre ne vend nje votim monist.

Ju ftoj te gjithe te behemi bashke ne protesten e 25 majit, per te kundershtuar paligjshmerine dhe hajduterine e Edi Rames.
🌪Uragani popullor do ta marri perpara Edi Ramen dhe te gjithe ata qe kerkojne shkaterrimin e Shqiperise duke vrare parlamentarizmin ne vend.
#Shqiperiashtepiajuaj 🇦🇱