Endrit Braimllari: Të bëjë kujdes Edi Rama dhe Sandër Lleshaj sepse qytetarët e Shqipërisë do t’ia bëjnë gjyqin mu në mes të sheshit

605
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, në protestën që banorët e Unazës së Re zhvilluan mbrëmjen e sotme, deklaroi se sot në burg nuk duhet të ishin protestuesit, por Edi Rama dhe zyrtarët që kanë abuzuar.

Në këtë kontekst ai kishte dhe një paralajmërim fortë: “Të bëjë kujdes Edi Rama dhe Sandër Lleshaj sepse qytetarët e Shqipërisë do t’ia bëjnë gjyqin mu në mes të sheshit, sepse ashtu e meritojnë ato të cilët kërkojnë të godasin, të dhunojnë dhe të vrasin qytetarët e këtij vendi”.

Fjala e Endrit Braimllarit nga protesta e banorëve të Unazës së Re

Sandër Lleshaj përdori forcat speciale të ushtrisë për të dhunuar banorët e Unazës së Re.

Ne kemi denoncuar prej kohësh që një palo ministër i Brendshëm, një ushtar, një ministër i cili është shndërruar në ushtar të Edi Ramës kërkon të kundërvërë Policinë e Shtetit kundër qytetarëve të tij.

Ju kemi thënë me prova se si Sandër Lleshaj kërkonte me forcat speciale të Ushtrisë t’i përfshinte në Policinë e Shtetit, sepse i duheshin për të mbytur dhe shtypur protestat e qytetarëve.

Çfarë u vërtetua? Që ato oficerë policie që hodhën gaz helmues kundër banorëve të Unazës së Re janë efektivë të Ushtrisë, janë efektivë që Sandër Lleshaj po i përdor kundër qytetarëve të tij.

Të bëjë kujdes Edi Rama dhe Sandër Lleshaj sepse qytetarët e Shqipërisë do t’ia bëjnë gjyqin mu në mes të sheshit, sepse ashtu e meritojnë ato të cilët kërkojnë të godasin, të dhunojnë dhe të vrasin qytetarët e këtij vendi.

Nuk mundet Edi Rama të mbyllë protestën e Unazës së Re, sepse këto banorë këtu të sakrificës, të qëndresës nuk kanë ndezur vetëm Unazën e Re, por këto kanë ndezur gjithë Shqipërinë. Sepse kauza e tyre është një kauzë kombëtare, është kauza e çdo shqiptari.

Ndaj ju ftoj të gjithëve ju, qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, miqtë tuaj, shokët dhe miqtë tuaj të vijnë të gjithë në protestën e ditës së shtunë për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë një regjimi të korruptuar, një regjimi të dhunës dhe ku dominon krimi i organizuar.

Shqiptarët nuk mund të bashkëqeverisen nga krimi i organizuar, ndaj koha e Edi Ramës ka mbaruar, është koha e qytetarëve, është koha e banorëve të Unazës së Re që kërkojnë drejtësi.

Ndaj edhe Edi Rama është kaq i çorientuar dhe i hutuar, ndaj e ka humbur ekuilibrin jo vetëm politik por edhe mendor, sepse nuk po mendon vetëm për të mbajtur pushtet, por po mendon se ku do të fusë kokën, sepse këto qytetarë nuk kanë për t’ia falur dhunën që ai ka ushtuar ndaj tyre.

Ndaj të bëhemi të gjithë bashkë dhe ditën e shtunë t’i tregojmë Edi Ramës dhe qeverisë së krimit që vërtet qytetarët janë shumicë dhe ai nuk do të ketë më vend në zyrë. Faleminderit.