Endrit Braimllari takim në njësinë 8: Politika e LSI në Këshillin Bashkiak është model në shërbim të qytetarëve

463
Kryetari i LSI Tiranë dhe Anëtari i Këshillit Bashkiak, Endrit Braimllari, zhvilloi ditën e sotme një takim me banorët e njësisë 8 në rrugën “Ramazan Bogdani”.
Kjo rrugë, pas kërkesës së këshilltarëve të LSI në Këshillin Bashkiak Tiranë është futur në buxhet si rikualifikim: shtrim rruge, trotuare, ndriçim, rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza. Braimllari u bëri të ditur banorëve sefillimi i punimeve nis së shpejti dhe ky projekt do ndiqet hap pas hapi.
“Politika jonë është në shërbim të qytetarëve. Politika e LSI në Këshillin bashkiak është model në shërbim të qytetarëve. Është koha për punë dhe jo për fjalë”, përfundoi Braimllari.
Sigal