Sigal

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin facebook pas publikimit të një raporti të ‘Gallup’ se të rinjtë shqiptarë nga 15-29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga Shqipëria

Ja postimi i plotë i Braimllarit:

Edi Rama e ka kthyher vendin në të pa shpresë për shkak të politikës së tij. Mungesa e punësimit në vend, mungesa e shpresës dhe e vizionit të kësaj qeverie në shërbim të rinisë nuk ka asnjë plolitik konkrete që stimulon të rinjtë e vendit.
Lidhja e kryeministrit me krimin e organizuar që dominon çdo qytet të vendit, droga që lehtësisht shpërndahet në shkollat e mesme, favorizimet klienteliste të një grupi të caktuar individësh, mungesa e konkurrencës dhe e transparencës për punësim në administrat, e ka bërë jetën e të rinjve të pashpresë në këtë vend dhe 79 % e të rinjve nga mosha 15 deri në 25 vjeç kërkojnë të largohen përgjithmon nga Shqipëria.
Vëmendja e këtij kryeministri nuk është te qytetarët, te e mira publike, tek hartimi i politikave që stimulojnë të rinjtë per tu punësuar në vend. Nuk ka asnjë politikë konkrete për punësimin e të rinjve sepse Edi Rama po ndjek një politik antikombëtare për të larguar çdo të ri nga vendi. Vëmendja e këtij kryeministri është ndaj oligarkisë dhe krimit të organizuar që rëndojnë çdo ditë mbi qytetarët e vendit.