Endrit Braimllari: Shqiptarët nuk e meritojnë këtë kryeministër mashtrues dhe të papërgjegjshëm

538
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se bashkëqeverisja me qytetarët është një mashtrim i ulët, është tallje me qytetarët e këtij vendi. Shqiptarët janë të pashpresë dhe po mbyten në varfëri.

Postimi i plotë:

Kryeministër qesharak, hajdut dhe i papërgjegjshëm po del tani me teorinë që do ju zgjidhim hallet shqiptarëve përtej Shqipërisë. Bashkëqeverisja me qytetarët është një mashtrim i ulët, është tallje me qytetarët e këtij vendi. Shqiptarët janë të pashpresë dhe po mbyten në varfëri. Raportet flasin qartë për largimin nga Shqipëria. Publikimi i DASH, tregon situatën alarmante të largimit masiv të Shqiptarëve!

Në 2018, 367.000 Shqiptarë aplikuan për llotarinë Amerikane!

Papunësia, varfëria ekstreme, mungesa e sigurisë publike lidhja e këtij kryeministri me krimin e organizuar po e bëjnë çdo ditë e më shumë të pamundur që shqiptarët të gjejnë zgjidhje dhe shpresë në këtë vend. O me hir o me pahir, e vetmja rrugë për Shqipërinë është që ai të largohet një orë e më parë. Për këtë nuk ka kompromis. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë kryeministër mashtrues dhe të papërgjegjshëm.