Endrit Braimllari: Shqipëria në moment kritik, Kryeministri po bën gjithçka për të mbështetur krimin e organizuar

666
Sigal

Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm dhe deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari

Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Ligji dhe Kushtetuta e vendit janë marrë nëpër këmbë. Gjithçka në funksion të një kryeministri duke i dhënë mbështetje krimit të organizuar. Sot po i drejtohem publikisht kryeministrit për këto pyetje, përgjigjen e të cilave e pret e gjithë Shqipëria.

Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Fatmir Xhafës, ish-ministër i brendshëm? Përse ka frikë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë nga Avdylajt? Përse ka frikë Edi Rama nga Bajrat? Çfarë ju ka premtuar ai atyre si kryeministër i vendit? Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në laboratorin e Hasit? A e gjeti Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas?

Për çfarë e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën? A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën? A është kthyer Edi Rama në një kredi të vërtetë bankare për Vangjush Dakon? Më çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në çështjen e Xibrakës?

Faleminderit.