Endrit Braimllari: “Qytetarët nuk duan portale partiake o kryeministër, duan punë”

559
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm dhe njëherësh deputet i LSI-së ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke e quajtur kryeministrin arrogant dhe të papërgjegjshëm pasi i thërret njerëzit në dëgjesë dhe më pas nuk ka nerva t’i dëgjojë. Ai shprehet se qytetarët nuk duan portale partiake, por duan punë, siguri publike, mirëqenie dhe shpresë për të ardhmen.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministër arrogant dhe i papërgjegjshëm, i thërret në dëgjesë dhe nuk ka nerva t’i dëgjojë. Për çfarë e bën ky këtë llogaridhënie me publikun, për show?? Ki durim dëgjo deri në fund mos bëj rolin e dirigjentit. Kështu është kur nuk qeveris dot, nuk di ç’tu thuash qytetarëve. Qytetarët nuk duan portale partiake o kryeministër, duan punë, siguri publike, mirëqenie dhe shpresë për të ardhmen.