Endrit Braimllari: Qëllimi i protestës së LSI-së është të largojë Ramën nga pushteti

435
Klaudia Malaj 
Vetëm pak ditë na ndajnë nga protesta që do të realizojë Opozita e bashkuar kundër qeverisë Rama 2. LSI dhe PD në krye të protestës kërkojnë një zëri rrëzimin e largimin e Ramës nga pushteti duke argumentuar se kjo është qeverisa e krimit dhe e trafikimit të lëndëve narkotike. Në një intervistë për Telegraf, deputeti i LSI Endrit Braimllari thekson se zëri më i ngritur i kësaj proteste do jetë rinia dhe qëllimi final dhe largimi i kryeministrit që vepron në kundërshtim të hapur me ligjin 
LSI njihet si partia e të rinjve. A do të jetë rinia zëri më i ngritur i kësaj proteste? 
LSI është forca e të rinjve dhe kjo është e dukshme dhe në përfaqësimin tonë në parlament, sepse që prej themelimit LSI-ja ka qenë një forcë politike e cila ka investuar tek rinia. Z. Meta në atë kohë kryetar i LSI-së i dha një shans të gjithë të rinjve që kishin dëshirë të bëheshin pjesë aktive e politikës. Të përfshihesh në LSI dhe jo thjesht si të rinj, por duke qenë protagonist në jetën politike. Edhe ne, këtë vizion të LSI e kemi trashëguar dhe do vazhdojmë të punojmë fort, me qëllim që të rinjtë të jenë pjesë e vendimmarrjes duke besuar te vizioni, energjia, por dhe tek të qenit pozitiv në raport me shërbimin e vendit. Të rinjtë do të jenë të shumtë në protestë sepse kanë shumë arsye për të protestuar. Kemi të bëjmë me një kryeministër që është fatkeqësi kombëtare, kemi të bëjmë me një kryeministër që dhunoi rëndë Kushtetutën e vendit me datë 18 dhjetor. Kemi të bëjmë me një njeri i cili është i kapur nga krimi i organizuar, trafikantët e lëndëve narkotike. Ky kryeministër po e çon Shqipërinë gjithmonë e më shumë në varfëri. Edi Rama ka mbledhur rreth vetes një grup klienteliste që po i marrim shqiptarëve çdo gjë. Siguria publike e vendit është në ditët më të vështira. Ndaj 27 janari do të jetë një protestë masive qytetare kur të rinjtë do jenë në qendër të vëmendjen së kësaj proteste. 
Si e shihni protestën në bashkëpunim me Partinë Demokratike? 
Kjo do të jete protestë masive mbare qytetare e frontit te bashkuar opozitar. Ne jemi duke u dakordësuar në ekip, sepse qëllimi i vetëm është largimi i Edi Ramës nga kjo qeveri. Protesta është legjitime dhe ne jemi në të drejtën tonë për të protestuar. Kemi përkrahjen e qytetarëve dhe bashke me opozitën dhe partitë e tjera opozitare do të jemi si kurrë ndonjëherë në atë shesh, bashkë me PD, por dhe me të gjithë frontin opozitar. 
Cili është qëllimi juaj në këtë protestë?
Kemi në qellim largimin e Edi Ramës nga qeveria e vendit. Jemi në dakordësi të plotë me PD, por dhe me partitë e tjera për të realizuar qëllimi tonë, që është qëllimi i çdo shqiptari.
Një përgjigje e juaja për të gjitha akuzat që janë ngritur edhe nga aleatët e PD-së, se LSI mund t’iu marrë mandate apo vota. Kryetarja e LSI-së e tha, që kjo parti nuk ka nevojë për vota qyl. 
LSI është qartë për të larguar Edi Ramën nga qeveria. Kjo nuk ka të bëjë me marrje votash qyl, sepse ne kemi votat tona, kemi përkrahjen tonë, e cila çdo vit e më shumë ka ardhur duke u konsoliduar. Ne e kemi treguar dhe herë tjetër, që jemi besnikë me aleatët, sepse kjo besnikëri vjen nga besnikëria qe kemi në raport me qytetaret. Sot ajo çka na bashkon është keqqeverisja krimi i organizuar, trafiku i drogës, varfëria largimi i te rinjve nga Shqipëria ku sot është turp ta thuash që të rinjtë largohen nga Shqipëria sepse këtu nuk ka mundësi nuk ka shpresë ku më thënë të drejtën Shqipëria është vendi i mundësive, por ky kryeministër nuk i krijon mundësi dhe shans të rinjve, sepse ai qëllim kryesor ka të shkeli Kushtetutën, të varfëroj shqiptarët, dhe të bllokojë proceset integruese të vendit.
Si do ta komentonit votimin e Kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme? 
Edi Rama me 18 dhjetor dhunoi kushtetutën e vendit, shkatërroi njëherë e përgjithmonë konsensusin qe u arrit me 21 korrik ku kujtoj këtu që LSI luajti një rol të rëndësishëm në atë kohë për të pasur një reforme konsensuale që do të ishte e besueshme për shqiptaret. Z. Meta në atë kohë kryetar parlamenti dhe kryetari i LSI dha të gjithë kontributin e tij për një reformë konsensuale dhe kërkoi konsensus për zbatueshmërinë e reformës në drejtësi. Pavarësisht se Edi Rama e prishi këtë konsensus me 18 dhjetor. Nuk kishte arsye pse te nxitonte për të zgjedh një prokuror të përkohshëm në kundërshtim me kushtetutën e vendit, të punonte për ndërtimin e KLQ dhe KLGJ e institucioneve që do e bënin të zbatueshëm reformën në drejtësi. Ky njeri nuk e do reformën në drejtësi sepse ka frik nga drejtësia. Ky njeri është shembulli më i keq i vendim për bllokimin e procesit të integrimit. Ju kujtoj këtu bllokimin e tre ligjeve të integrimi për më shumë se një vit vetëm për kapriçon e tij personale dhe të vetmin kusht që LSI i vendosi në 2013 për koalicion
Cili ishte kushti që i vendosi LSI-ja Ramës?
Që ky njeri të vinte në Parlament dhe të votonte tre ligjet që po pengon marrjen e statusit vendit kandidat për në BE. Ju kujtoj këtu sesi deputetët e Edi Ramës dhunonin institucionet, dhunonin policinë e shtetit, kërkonin të bllokim mbledhjet e KQZ duke u përleshur me policët dhe arsyeja e vetme kishte të bënte vetëm me pushtetin personal të këtij njeriu.
Sigal