Endrit Braimllari nga Shkodra: Banditi Rama s’mund t’i mbyllë gojën çdo shqiptari, ne do të vazhdojmë

483
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari nga Shkodra, ku po ndjek gjyqin e 11 protestuesve kuksianë, deklaron se “Edi Rama po bën hetime politike dhe gjykata duhet t’u kthejë dinjitetin këtyre protestuesve.”
“Edi Rama kryeson një qeveri banditësh, – u shpreh Braimllari. – 
Epoka e hetimeve politike në Shqipëri ka marrë fund. Protestuesit në të drejtën e tyre legjitime u provokuan nga Edi Rama dhe banda e tij qeveritare.
Banditi i qeverisë nuk mund t’i mbyllë gojën çdo shqiptari sepse proteston për të drejtën e tij.
Ne nuk do ta lejojmë. Jemi përkrah protestuesve dhe do të vazhdojmë pa u ndalur sepse besojme tek kauza e tyre e drejtë dhe qytetare.”
Sigal