Endrit Braimllari: “Ne besojmë te forca, vizioni dhe përkushtimi i të rinjve në shërbim të vendit”

508
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Tiranë, Endrit Braimllari gjatë takimit me banorët e njësisë 7 theksoi se forca e LSI-së është rinia!

“Ne do të punojmë për t’i dhënë shansin çdo të riu. Ne besojmë te forca, vizioni dhe përkushtimi i të rinjve në shërbim të vendit. Ne do të punojmë për të mundësuar vende pune të mirëpaguara për të përballuar koston e jetesës dhe për këtë na duhet që politika të jetë më bashkëpunuese, jo konfliktuale, më shumë në shërbim të vendit dhe të udhëhiqet nga interesi kombëtar”, është shprehur ai.
Sigal