Endrit Braimllari: Kryeministri nuk kupton hallet e banorëve sepse është shkëputur nga realiteti në të cilin ndodhet vendi

486
Sigal

Banorë të zonës së Unazës së Re në kryeqytet të dielën në mëngjes kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre.

Sekretari i Përgjithshëm, dhe njëkohësisht deputeti i LSI-së zhvilloi një takim me këta banorë.

Braimllari i bën thirrje kryeministrit dhe Bashkisë së Tiranës që të konsultohen me banorët, pasi nuk ka pasur asnjë konsultë për këtë projekt që prek rreth 350 shtëpi.

“Kryeministri nuk duhet të përdorë forcën e pushtetit dhe ndasitë krahinore kundër banorëve të kësaj zone që me shumë mundim kanë arritur të ndërtojnë shtëpitë ku jetojnë prej 25 viteve.” – shkruan Braimllari në statusin e tij në Facebook.

Më poshtë statusi i plotë i Braimllarit:

Pas një takimi me disa banorë të Unazës së Re tek zona e Astirit.
I bëjmë thirrje kryeministrit dhe Bashkisë Tiranë të konsultohen me banorët e kësaj zone pasi deri më tani nuk ka asnjë konsult për këtë projekt që prek rreth 350 shtëpi. Duke filluar me zgjerimin e rrugës dhe ndryshimin e shtratit të Lanës. Kryeministri nuk duhet të përdorë forcën e pushtetit dhe ndasitë krahinore kundër banorëve të kësaj zone që me shumë mundim kanë arritur të ndërtojnë shtëpitë ku jetojnë prej 25 viteve. Duhet gjetur një zgjidhje imediate pasi po hidhet poshtë djersa dhe gjaku i këtyre banorëve. Kryeministri nuk kupton hallet e banorëve sepse ka kohë që është shkëputur nga realiteti në të cilin ndodhet vendi. Interesat e qytetarëve duhet të jenë të parët dhe jo ajo e oligarkëve të krimit dhe drogës të cilët po e mbajnë peng këtë kryeministër.