Endrit Braimllari: Kryeministri mashtrues emëron militant të Rilindjes

773
Nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama ka pasur probleme me emërimet që ka bërë nëpër drejtorit e rretheve, ku disa nga rezultuar se kanë pasur probleme me ligjin.
Sigal

Një tjetër drejtor me të shkuar të errët në administratë është denoncuar ditën e sotme nga LSI dhe bëhet fjalë për emërimin në postin e drejtorit të Bordit të Kullimit për qarqet Berat, Fier dhe Vlorë të Ledio Gjylës.

Ka qenë deputeti  i LSI-së Endrit Braimllari, i cili në një status në profilin e tij në ‘Facebook’ ka bërë me dije se Gjyla është shkarkuar më parë nga detyra për shkelje administrative.

Statusi i plotë
Kryeministri ka emëruar Ledio Gjyla drejtor të Bordit të Kullimit për qarqet Fier, Vlorë dhe Berat, i liruar më parë nga detyra për shkelje administrative. Ky është një Kryeministër që mashtron çdo ditë duke thënë se po reformon administratën publike. I thotë shqiptarëve që nuk ka më emërime politike dhe çdo gjë bëhet me konkurs. Si ka mundësi që konkurset “fiktive” i fitojnë vetëm njerëzit e Rilindjes???!!!