Endrit Braimllari: Koha e Ramës ka marrë fund, tani është koha e qytetarëve të bashkuar!

501
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar pas protestës së sotme të zhvilluar në Pogradec.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Braimllari shkruan se qytetarët e Pogradecit i dhanë një mesazh të qartë Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve se koha e tyre ka marrë fund.

“Qytetaret e Pogradecit i dhanë një mesazh të qartë Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve, se koha kur Edi Rama intimidonte qytetarët , bizneset , administratën publike ka marrë fund.
Edi Rama nuk është i mirpritur në Pogradec. Pogradeci nuk ka nevojë për hajdutë doganash, por ka nevojë për njerëz të ndershëm që ti shërbejnë. Edi Rama zgjedh hajdutët sepse nëpërmjet tyre rrjep qytetarët. Koha e Edi Ramës ka marrë fund. Tani është koha e qytetarëve të bashkuar për të goditur këtë bandë hajdutësh dhe për të bashkuar zemrat e çdo Shqiptari, për të bërë Shqipërinë, pa Edi Ramën, pa bandat e tij, por me qytetarë të ndershëm që duan të punojnë dhe kontribuojnë në këtë vend .”-Shkruan Braimllari.