Endrit Braimllari: Ka ardhur koha të ndërtojmë në Shqipëri një sistem demokratik, parlamentar ku zbatohet ligji

376
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari e cilëson situatën  në të cilën ndodhet sot vendi si ekstreme, e në këtë kuptim ai vlerëson se duhet qeveri tranzitore, si zgjidhja për të bërë që Shqipëria të ecë në rrugën e integrimit europian dhe shtetit të së drejtës.

Nga Korca, Braimllari u shpreh se kjo qeveri, Edi Rama është larguar nga komunikimi i përditshëm me qytetarët. I pyetur për letrat e kryeministrit Rama në drejtim të opozitës së vendit për dialog, Braimllari u shpreh se me to kryeministri provokon dhunë, ndërsa vlerësoi se Rama është i përfshirë nga paniku.

 

Endrit Braimllari nga Korça:

Letrat e Ramës drejtuar kreut të opozitës janë letra të cilat shprehin frikën e Ramës. Ai është i frikësuar, i tmerruar dhe në panik sepse është vetëm. Është në panik më shumë nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme popullore që ka opozita. Opozita është e bashkuar për t’i shkuar betejës deri në fund .

Ka ardhur koha të ndërtojmë në Shqipëri një sistem demokratik, parlamentar ku zbatohet ligji. Një sistem për të nxjerrë Shqipërinë nga varfëria. Për këtë duhet kontributi i të gjithë shqiptarëve. Opozita e ka të qartë axhendën e saj që pas djegies së mandateve të deputetëve. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë për të protestuar.

Protestat kane qenë paqësore, të përqendruara tek qëndresa qytetare. Të rinjtë korçarë janë larguar të gjithë pasi këtu nuk ka shpresë. Bujqësia është në mëshirë të fatit. Parlamentarizmi ka rënë për shkak të një politike kriminale të Edi Ramës. Në 2017 Rama deformoi vullnetin e qytetarëve shqiptarë duke deformuar votën me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar.