Endrit Braimllari “i përvishet” deputetit: Paska pas hall të madh Ulsiu? Durim nuk keni parë gjë akoma…

541
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari me anë të një postimi i është referuar Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Braimllari ka rikujtuar edhe njëherë përgjimet në të cilat është kapur Manja, teksa i ka sugjeruar atij të ketë durim.

Ja postimi i plotë i Braimllarit:

Ulsi Manja Kryetari i Komisionit të Ligjeve, personi që flet lart e poshtë për një drejtësi të re, të pa kapur, për një drejtësi që do të trondisë vendin, është i kapur zyrtarisht në përgjime nga Prokuroria shqiptare.
I kapur duke shkelur ligjin duke i ofruar gradim në detyrë një shefi policie, sepse ai paska dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Rilindjen në fushatë dhe ka realizuar objektivat në Dibër.
Madje, Ulsiu i thotë në përgjim zyrtar që: “ti je për më nalt, na duhesh për gjëra të mëdha”…
Për çfarë gjërash të mëdha i duhet Ulsiut? Për trafik të lëndëve narkotike?? Apo për të mbushur xhepin e Ulsiut me para nga trafiku i drogës?!
Tani kuptohet qartë pse Ulsiu luftonte, mbronte me Zell të madh zgjedhjen në kundërshtim të Kushtetutës Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme.
Paska pas hall të madh Ulsiu?! Durim Ulsi nuk keni parë gjë akoma…