Endrit Braimllari: Frontex po vjen në Shqipëri, sepse Edi Rama i ka vënë kufijtë në shërbim të terrorizmit

448
Sigal

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari në  Komisionin e Sigurisë

Keni shkatërruar sigurinë e kufijve. I vutë radarët që monitorojnë pikat tona kufitare me shërbim të krimit të organizuar. Implikuat gjithë shtetin në përkrahje të krimit dhe këtë e keni të vërtetuar nga përgjimet e partnerëve. E bëtë me qëllim që të favorizonit krimin e organizuar. Ky kryeministër ka eksportuar destabilitet për Rajonin dhe Europën. Mbushët Europën me drogë dhe e  kthyet Shqipërinë në pikën kryesore të kalimit të kokainës dhe heroinës dhe kjo e gjitha me përkrahje shtetërore e vërtetuar nga përgjimet e antimafias. Duhet të sqarojmë qartë marrëdhënien me refugjatët. A e kthen kjo marrëveshje Shqipërinë në portë kryesore të hyrjes dhe pritjes së refugjatëve në vendin tonë. Duhet të ketë transparencë mbi këtë marrëveshje në këtë drejtim. Sepse kjo marrëveshje bëhet për tjetër gjë, bëhet për të siguruar kufijtë shqiptarë nga trafiku i drogës dhe terrorizmit. Sepse në  këtë gjendje  e keni kthyer ju vendin.