Endrit Braimllari: Falenderoj LSI-në për mbështetjen e madhe që u ka dhënë të rinjve në këto zgjedhje

471
Falenderoj LSI-në për mbështetjen e madhe që u ka dhënë të rinjve në këto zgjedhje, duke siguruar një përfaqësim të jashtëzakonshëm të tyre në listat për kandidatë për deputet. 
Sot, LSI vjen tek të rinjtë me një plan konkret për të siguruar një përfshirje shumë më të madhe të tyre në parlament, si pjesa më vitale e Shqipërisë sonë europiane.
Sot, LSI vjen tek të rinjtë me një plan konkret për arsimin, për të siguruar një edukim dhe arsimim më cilësor për të gjithë të rinjtë tanë.
Sot, LSI vjen tek të rinjtë me një plan konkret për punësimin, për të siguruar për ta punësim dinjitoz dhe vende pune të mirëpaguara.
Sot, LSI vjen tek të rinjtë më e vendosur se kurrë për të ndërtuar një të ardhme europiane për të gjithë të rinjtë shqiptarë, të cilët çdo ditë e më shumë po shohin tek LSI, shansin për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu. 
Sigal