Endrit Braimllari: Edi Rama sulmon me gaz helmues, dhunon gra, femijë dhe të moshuar

79

Prononcimi i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari nga Bulevardi i Ri

Zoti Braimllari çfarë po ndodh me banorët që gjenden ende brenda shtëpive?

Në fakt jemi njoftuar që në orën 5 e gjysëm të mëngjesit nga banorët e Bulevardit të Ri, që po bëhej terro në të gjithë zonën ku jeni vendosur. Ju e keni transmetuar. Ju po e shikoni se çfarë terrori po ushtron policia politike e Edi Ramës, për të shembur shtëpitë e banorëve të varfër të kësaj zone. Është ushtruar terror dhe presion policor nga përfundimi i aksionit të ditës së djeshme për të gjithë natën, dhe në orën 6 të mëngjesit forca të shumta policie, të ndërhyrjes së shpejtë, të pajisur me gaz lotsjellës, me skafandra policie, me shkopinj gome dhe të gjithë armatimin e nevojshëm e të denjë për një luftim ushtarak.

Kanë rrethuar zonën, janë futur me dhunë. Kanë hedhur gaz lotsjellës brenda në shtëpi, ku në shtëpi ka pasur fëmijë të vegjël, ka pasur gra dhe të moshuar, të cilët tanimë janë të zhvendosur në Spitalin Ushtarak me probleme serioze si pasojë e dhunës së policisë, por edhe si pasojë e gazit helmues që policia politike e Edi Ramës ka hedhur mbi këto banorë. Duket qartazi që kemi një qëndrim shumë të poshtër të Edi Ramës, ku policia me skema tipike ushtarake rrethon banorët e thjeshtë të këtij vendi, qytetarët që thjesht duan të mbrojnë pronën e tyre nga nj e drejtë që u takon dhe kriminelët lëvizin të lirë anembanë Shqipërisë. Kriminelët drejtojnë qytetet e ndryshme të vendit dhe bëjnë pazare të drejtpërdrejta me Edi Ramën dhe ushtarët e tij në çdo bashki të vendit.

Zoti Braimllari po më thonit pak më parë që tanimë banorët po largojnë orenditë e shtëpive…

Pasi policia ka rrethuar me një perimetër kaq të madh, sa nuk e di nga kush do të ruhet Edi Rama më këtë perimetër këtu. Nuk ka lënë gazetarët të shkojnë të shohin nga afër. E kuptoni? Pra ju jeni media e lirë, e pavarur dhe policia  nuk lejon gazetarët të shkojnë të marrin një komunikim me banorët.

Ka banorë të dhunuar. Ka banorë që iu është ushtruar dhunë. Policia ka rrethuar zonën dhe po ushtron dhunë dhe presion.

Si do e komentonit izolimin e banorëve brenda?

Policia i ka sekuestruar celularët, i ka rrethuar shtëpitë dhe i ka nxjerrë me dhunë, fëmijë, gra , të moshuar dhe tani po i shemb shtëpitë. Kjo ka të bëjë me një dhunë që Edi Rama po ushtron ndaj banorëve dhe qytetarëve të këtij vendi.  Është shumë e thjeshtë. Edi Rama është kryeministër i këtij vendi dhe nëse ka vullnetin për ta zgjidhur e ka shumë të lehtë ta zgjidhë këtë çështje me 33 banesa. Sepse i ka nxjerrë shpronësimin, i ka nxjerrë vlerën e matjeve, thjesht t’i japë paratë që i takojnë. Banorët nuk janë kundër bulevardit. Janë pro zhvillimit të zonës.

Por kërkojnë të dëmshpërblehen, ashtu sikundër Edi Rama, Erion Veliaj, ka bërë matjet, madje ua ka nxjerrë dhe shpronësimin dhe vlerën. Pra kemi një standard të dyfishtë, ku qytetarët e varfër dhunohen, hidhet gaz helmues. I keni parë videot sesi policia sulmon banesat. Policia sulmon tipik si skema ushtarake.  Sandër Lleshaj prandaj i duhet Edi Ramës. Por Sandër Lleshaj do të jetë koka e parë e turkut e Edi Ramës.  Sandër Lleshaj ti bëjë mirë llogaritë sepse nuk mundet me skema tipike ushtarake të dhunojë banorët e këtij vendi. Po sikur të mblidhen të gjithë qytetarët e këtij vendi , t’i shkojnë në shtëpi dhe të dhunojnë Sandër Lleshajn si do e presë ai këtë gjë. Kjo është e turpshme. Shkoni në spitalin ushtarak, keni Florën, një zonjë që është bërë shumë e njohur në këtë zonë për shkak të protestës dhe mbrojtjes së shtëpisë së saj. Keni vajzën dhe familjarët e saj të cilët janë dhunuar të gjithë. Dhe  nuk ka asnjë institucion të këtij shteti që të ngrejë zërin.

Çfarë bën Prokurorja e Përgjithshme në atë zyrë? Thjesht është notere e Edi Ramës? Ajo duhet të vijë të marrë masa sepse këtu është ushtruar dhunë. Këtu duhet të këtë një hetim dhe për mënyrën sesi policia ka dhunuar banorët e kësaj zone. Ne jetojmë në një vend demokratik dhe nëse Edi Rama ka vullnet për ta zgjidhur çështjen e gjen zgjidhjen. Ky është Kryeministri do bashkë qeverisë me qytetarët. Pse nuk vjen këtu dhe të bashkë qeverisë? Por shkon dhe bën show anë e mbanë vendit? Pra fasada e poshtër e Edi Ramës ka rënë. Ne jemi më të vendosur se kurrë ti shkojmë deri në fund. Dhe nëpërmjet kësaj zone këtu i bëj thirrje gjithë shqiptarëve që më 13 prill të bëhen bashkë për ta rrëzuar njëherë e përgjithmonë këtë Kryeministër që jo vetëm i varfëroi shqiptarët  por tani po i dhunon dhe po i merr dhe pronën e tyre.