Endrit Braimllari: Edi Rama po nxit konflikt dhe dhunë, sepse vetëm nëpërmjet destabilitetit ai mund të shpëtoj nga paligjshmëria dhe hajdutëria e tij

412
Sigal

Intervista e Sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari për emisionin Intervista e Mbrëmjes në Channel One

Ku po shkon kjo situatë që po kalon vendi?

I vetmi person që ka futur vendin në një krizë të thellë tanimë jo vetëm politike por ekonomike dhe sociale është Edi Rama, i cili do mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejt. Edi Rama po nxit konflikt dhe dhunë sepse vetëm nëpërmjet destabilitetit ai mund të shpëtoj nga paligjshmëria dhe hajdutëria e tij.
Sa shpesh po artikulohet kjo përplasja civile…
Sepse është vetë Edi Rama që po nxit dhunë, po krijon destabilitet në vend nëpërmjet përpjekjes së tij për të krijuar një proces votimesh farsë dhe moniste në vend. E gjithë kjo situatë në të cilën Edi Rama po përpiqet të fusë vendin, në të cilën po tenton të shkojë, po merr në qafë jo vetëm veten e tij, por dhe njerëzit e tij të cilët janë thelluar gjithmonë në paligjshmëri për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe për shkak të trajtimit të institucioneve shtetërore si pronë private të Edi Ramës dhe të njerëzve të tij. KQZ nuk është pronë private e Edi Ramës. KQZ ndërtohet dhe funksionon mbi bazën e ligjit. Denar Biba do mbaje përgjegjësi përpara ligjit sepse me veprimet e tij i ka thënë burgut hapu. Ato të cilët nuk zbatojnë ligjet, nuk zbatojnë Kushtetutën e vendit do të kenë pasoja shumë të rënda në bazë të ligjit.

Kur thoni përplasje civile, e keni fjalën për 30 qershorin kur të ketë proces votimi?

Edi Rama po nxit dhunë dhe po krijon destabilitet në vend. Qëllimi i tij është të përçajë shqiptarët, sepse vetëm kështu ai mund të zgjasë agoninë e tij të pushtetit. Vetëm kështu ai mund të thellohet në paligjshmëri dhe vetëm kështu Edi Rama mund të zgjasë pushtetin e tij të degraduar. Ai kërkon që njerëzit e tij Taulant Balla, Damian Gjiknuri, por edhe një tufë të tjerësh të përfshirë tanimë në skandale shumë të mëdha jo vetëm korruptive, por edhe me krimin e organizuar mund të kenë mundësi për t’u mbrojtur. Kanë 8 muaj banorët e Unazës së Re që protestojnë përditë aty, prish 1300 shtëpi dhe fut 40 milion euro drejtpërdrejtë në xhepin e tij dhe madje nuk i bën përshtypje asgjë, por bën ironi me ato banorë atje. I tha nuk kam para për ju se paratë do ti dërgoj për shërbime publike, por u vërtetua se paratë nuk do ti dërgonte për shërbime publike, po i çonte në xhepin e vet, në kompani off-shore duke falsifikuar edhe firmën e Sekretarit të Shtetit Amerikan. Mbi 600 milion Euro koncesione te shkuar drejtpërdrejt ne kundërshtim me ligjin ne xhepin e Edi Ramës. 23 milion euro kilometri te rruga Milot Balldren një çmenduri hajdutërie. Ndaj Edi Rama kërkon të bëjë votime farsë sepse kërkon të shpëtojë veten nga paligjshmëria e tij.